Pas zgjedhjeve/ Pushteti i tretë i Ramës dhe humbja e katërt e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Nuk ka më dilema. Ankthi njëmujor i fushatës, shpesh të ndezur e fatkeqësisht edhe me një viktimë dhe disa të plagosur mori fund, por fundi vendosi vijimësinë e pushtetit, duke bërë Edi Ramën liderin e parë në 30 vite pluralizëm politik që merr tre mandate radhazi. Vota u lexua nga kutitë e votimit, duke i dhënë PS-së 74 mandate, PD-së 59, LSI-së 4 dhe PSD-së 3. Ky konfigurim i jep Ramës të drejtën e qeverisjes pa pasur nevojë koalicionesh, por nga ana tjetër kemi edhe një opozitë të fortë, të paktën nga numrat, siç është rasti i PD-së. Nëse do të kërkohet dështim total ajo është LSI, ndërsa sukses absolut, të paktën për nga numri i mandateve dhe votat e siguruara është PSD e Tom Doshit. Kohë për të shijuar vetëm fitore pa aksion apo aksiomë politike, duket se nuk do të ketë… Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar Parlamenti i ri, apo edhe qeveria nëse do të ketë ndryshime, kryeministri punën e fundit që do të bëjë me Parlamentin e vjetër do të jetë shkarkimi i Presidentit Ilir Meta me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë që nga kampi mazhoritar po “vlon” shkarkimi i Presidentit, Partia Demokartike ka një hall tjetër. Zërat kundër Bashës, kërkojnë dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit të partisë, me pretendimin se për tetë vite nuk mundi dot ta sjell PD në pushtet dhe në katër zgjedhje radhazi të përgjithshme dhe lokale, ai ka njohur vetëm dështime. Vëtë Lulzim Basha nuk e quajti dështim humbjen e PD në këto zgjedhje, pikërisht për të legjitimuar qëndrimin e tij në krye të PD, po kërkon rimëkëmbjen për në zgjedhjet e ardhshme. A do të pranojë Basha të kapë dorën e shtrirë nga Rama për një bashkëqeverisje në të mirë të vendit? Kryeministri Edi Rama ende nuk ka thënë se ku konsiston kjo bashkëpunim i gjerë, por ende është herët për të folur nëse Basha do të pranojë këtë trampolinë të ofruar nga Rama apo jo. Në intervistë ekskluzive për gazetën “Fjala” lidhur me këto çështje kanë komentuar analistët Leonard Karaj, Frrok Çupi, Alfred Lela si dhe Plator Nesturi.

Të fundit

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin...

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa theksoi se për këtë parti...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

Lajme të tjera

Web TV