Shkollat filluan… urra, urra, urra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Kur Komiteti Teknik i Ekspertëve vuri dorën në zemër e na i liroi burgjitë nja dy sahat mbi orën 20.00 të mbrëmjes, të gjithë u gëzuam pa masë, po aq sa dhe të liruarit nga qelitë e 313-tës. Por kur Komiteti Teknik e vuri sërish dorën në zemër dhe shtypi dritën jeshile për frekuentimin e shkollave nga nxënësit e 9-vjeçares dhe të mesme, më së shumti u gëzuan prindërit si dhe gjyshërit. Se ata që kërkojnë mbarëvajtjen e fëmijëve, më shumë se fëmijët vetë, herë të përgjegjshëm e herë jo fort të tillë, janë prindërit e shkretë që gjatë gjithë kësaj kohe janë qarë: Si do ti nxjerrim fëmijët në jetë, kur të gjithë sistemet shkollore, që nga klasa e dytë fillore e deri te ata që mbrojnë masterin, po e mësojnë me korrespodencë? Mirë ca e ca që i kanë vënë punët në vijë, me mundësi të plota për të marrë njohuritë bazë duke u mbështetur mbi sistemin online, por hall i madh ishte për ata që ankoheshin se nuk e kishin një kompjuter aq të mirë, por as dhe një celular aq të mirë sa të përcillte zërin e mësuesit që lodhej e djersinte nga pas ekranit. E si të mos mjaftonin këto hallet vijonin me shkëputjen e herë pas hershme të linjës së internetit.

Nga ana tjetër, jo të gjithë e kanë mundësinë ta kenë nga një vilë, ku fëmijët të kenë nga një dhomë të pajisur tej e tej, me mjete të teknologjisë së lartë, ndaj në kushte të zakonshme mësimi online jo rrallë përzihej dukshëm dhe me tringëllimat e lugëve dhe tenxhereve të gatimit ku gjyshja e shtëpisë ose provonte kripën tek fasulet që zienin mbi vorbë, ose ia niste tërholljen e një byreku me hithra apo lakra të egra. Epo pa ngrënë nuk do rrimë de. Se ja… prindërit vijnë të lodhur nga puna dhe e duan një çapë buke.

Lexo edhe :  Ç’e ëmbël e helmët kjo Himarë!

Mirëpo halli hallit nuk i ngjan, thotë populli. Sepse kishte ca të tjerë që ankoheshin se kur vinte interneti dhe nxënësit bëheshin gati t’ia nisnin mësimit, binte leva e transformatorit e thënë shkurt: iknin dritat. Atëherë vinte ç’vinte… E meqenëse kompjuteri i instaluar mbi minderin e ashefit nuk punon me zjarr edhe frekuentimi i mësimit mbeti te leksionet e semestrit të parë.

Po ja që hallet nuk mbarojnë këtu. Se me kaq jemi mësuar e nuk na bën përshtypje. Puna është kur të ngacmojnë inteligjencën… Fjala vjen, për të ditur mbarëvajtjen e fëmijës, mësuesi kujdestar të sjell një mesazh ku shkruan: “Ju lutem merrni masa të shkarkoni nga App Store, aplikacionin WhatsApp”. Pirth, pirth… Oh, ç’na gjeti. Domethënë zotrote thua t’i lemë dhitë pa mjelë e të bëjmë kurs për përdorimin e celularit. Kot nuk e ka nxjerrë përvoja popullore thënien e koncentruar: Lere dasmën e shko për shkarpa.

Në këto kushte, nisja e mësimit nëpër klasa ishte zgjidhja më e mirë, në kushtet kur dhe Covidi duket se është njohur më shumë me ne dhe nuk po na i ha xhanin si disa muaj më parë.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV