Basha nervozohet me gazetarët: I kthehet keq gazetares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka shfrytëzuar stërvitjen “Defender Europe” për t’u shfaqur publikisht për të dhënë njëherësh edhe mesazhin e zgjedhjeve të 25 prillit, por mbi të gjitha duke refuzuar mundësinë e ndonjë dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së, si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.

Ai është shfaqur tejet i tensionuar në komunikim me gazetarët, madje në një moment është nervozuar duke iu drejtuar atyre që të mos ndërhynin në dhënien e deklaratës. “Një sekondë, se nuk e kam mbaruar deklaratën”, iu drejtua Bashës, gazetares, e cila po ia drejtonte pyetjen se ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për të njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Kryedemokrati në pjesën e dytë të reagimit të tij është përqendruar në atë që PD-ja po ndërmerr në mbledhjen e fakteve për këtë që ai cilëson si masakër elektorale.

“Ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen e provave dhe të faktimit të manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të gjithë kamerat duhet të drejtojnë tre njerëzit, te Rama, Doshi dhe Rakipi. Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë bashkë me Rrahman Rraja, e Ilir Ndraxhin i bandës së famshme të Shijakut. Si i mori votat personi i listës së SHBA, Tom Doshi me tre deputetë. Si i mori i votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipi në Elbasan. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës, person në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës. Rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi, beteja jonë kryesore”, tha Basha.

Të fundit

“SPAK ka gati urdhër-arrestin”/ Gazetari tregon sa vite burg rrezikon Meta

Gazetari Adriatik Doçi ka folur lidhur me dosjen CEZ-DIA. Ai tha se kjo çështje i ka futur frikën Metës,...

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për Champions, Roma triumfon ndaj Udineses në minutën e fundit

Roma e besoi deri në fund dhe shënoi një gol me shumë peshë në minutat shtesë për ta marrë tri pikë në ndeshjen kundër...

“Alo ba…”, Egla shpërthen në lot gjatë “telefonatës” prekëse me babain: Të kam në zemër

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më. Egla ka zgjedhur të telefonojë babain e saj, të...

“Shkelzeni te…”/ Gazetari: Ju tregoj videon me të cilën Meta shantazhon Berishën!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emision foli për proceset gjyqësore të hapura ndaj kreut të PL-së, Ilir Metës, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi,...

John Terry: “Mourinho na tmerroi fillimisht, por na tregoi që ishte gjeni”

John Terry, ish-futbollist dhe kapiten i Chelsea-t kujtoi sezonin e parë të José Mourinhos në klubin londinez, duke rrëfyer se lojtarët ishin “të tmerruar”...

Lajme të tjera

Web TV