I ofron seks, por fqinja e refuzon/ Gruaja e vret dhe më pas i copëton trupin (fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një e re ka vrarë fqinjën e saj kur i refuzoi kërkesën për seks dhe më pas i ka copëtuar trupin me sharrë elektrike. Pa vonuar më shumë, ajo ka djegur mbetjet në një pyll.

Pas largimit të mbetjeve të trupit të vajzës, Gareeca Gordon u përpoq të fshihte krimin duke dërguar mesazhe që supozohej se vinin nga vajza e vdekur, për miqtë e familjarët e saj.

Ajo u dënua me 23 vite burg për krimin e rëndë.

“E ardhmja e saj ishte e shkëlqyer, premtuese. Ti ia more asaj këtë mundësi. Ia more atë prindërve që e donin shumë dhe e adhuronin”, tha gjykatësi duke shtuar se Gordon “kërkonte seks” nga viktima Phoenix Netts duke u bërë fizikisht agresive, duke e shtyrë atë nëpër dhomë kur refuzonte.

Gjykatësi e quajti Gordon një person “shumë të rrezikshëm”, pasi asnjë nga plagët që i kishte shkaktuar nuk do të kishin qenë fatale nëse do te kërkonte ndihmë, por refuzoi ta bënte këtë, ndoshta për 12 orë derisa vajza vdiq.

Nëna e vrasëses Gordon, emri i të cilës nuk u publikua, shkruante në një letër për gjykatësit se bija e saj ishte një “bombë me sahat”.

Gordon vrau Netts më 16 prill vitin e kaluar dhe u arrestua më 12 maj.

Prokurori Andreë Smith tha se Netts i kishte thënë një shoqeje se Gordon “kërkonte seks me të” dhe bëhej “agresive” kur ajo i thoshte jo. Më 7 prill, Netts i dërgoi një mesazh një shoqeje: “Një vajzë këtu më kërkon të bëhem seksuale … po më tmerron.”

Një javë më vonë ajo kishte vdekur në duart e përndjekëses ne kamp.

Të fundit

Kush mund ta blejë TikTok dhe sa do të kushtojë?

Ora ka filluar të numërojë së prapthi që TikTok të gjejë një pronar të ri. Presidenti Joe Biden nënshkroi të mërkurën...

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e parë të vitit edhe gjatë muajit mars. Të dhënat zyrtare...

Tragjike / Këngëtarja e njohur vdes në mes të koncertit (Emri)

Viktima kishte kënduar dy këngë kur shkeli në bishtin e fustanit të saj dhe u rrëzua në skenë, duke mbetur papritur pa frymë e...

Dramë në tregun valutor, euro në rënie të lirë, leku “godet” edhe dollarin

Euro dhe dollari u zhvlerësuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Në tregun valutor euro këmbehet me 100. 81 lekë ose...

Sa do të jetë shtesa në pagë?/ Ja 6 kategoritë që përfitojnë rritje nga 1 Korriku…

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV