Nishani thirrje Bashës: Largohu sepse ke dështuar, je përgjegjës për humbjen e PD-së

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bujar Nishani ka kërkuar sërish largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Në emisionin “Breaking”, Nishani tha se Basha dështoi dhe është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.

Sipas Nishanit, PD ka nevojë të hapet dhe të bëhet një parti vërtetë demokratike,  duke mbledhur prane vetes njerëz të cilët i bashkon ndershmëria dhe demokracia.

Nishani rrëzoi alibinë e PD se zgjedhjet u manipuluan, duke thënë se opozita humbi më 25 prill.

“Unë gjithmonë them atë që besoj, mund të mos jetë e drejtë. PD është humbëse e këtyre zgjedhjeve, i ka shkaktuar një kosto politike vendit. Arroganca e qeverisë dhe korrupsioni do të shtohen më shumë. Ka shumë element që duhen analizuar. Ka një situatë emocionale të rëndë brenda strukturave të PD. PD është në krizë dhe duhet të çlirohet nga tensioni. Unë kam eksperienca të gjata në fushatë, hapi i parë për të shtensinuar situatën e ngërçit para partisë, është marrja e përgjegjësisë politike. Është modeli europian, drejt të cilit duam të shkojmë. Jep dorëheqjen. Duhet të thotë ‘përpjekjet e mia ishin të dështura dhe të pamjaftueshme, dhe i hap rrugë një procesi politik brenda partisë’. Zgjedhja e kryetarit është dytësore, kryesore është hapja e partisë, që të kthehet në një parti demokratike. PD duhet të jetë partia e një spektri të madh njerëzit, të cilët i bashkon ndershmëria dhe demokracia.”, tha Nishani.


Të fundit

Bilanci i fundit nga MSH/ Ja sa raste të reja dhe viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të...

E ndjek dhe e qëllon pas shpine/ Momenti kur 58-vjeçari vret me breshëri plumbash të shoqen në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 58-vjeçar i identifikuar si shtetasi Gëzim Toçila ekzekutoi gruan...

Zbardhet dëshmia e 13-vjeçares që u sulmua seksualisht nga polici: Hyra brenda në banesë dhe ai…

Është zbardhur dëshmia e 13-vjeçares, e cila u sulmua seksualisht nga polici Kol Kola në Lezhë. Sipas dëshmisë, ngjarja ka ndodhur më 29 Prill,...

“Më lanë me 24 vota në vendlindje”/ Nard Ndoka nxjerr paktin me PD: Si më tradhtoi Basha, krim dhe pabesi

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar kreun e PD-së për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me aleatët.  Akuza e tij lidhjet me...

PLATINIA I PROLETARIATIT

Artikull i revistës spanjolle Panenka. Prill 2021 Tirana është e paralizuar. Është ora 3 e pasdites e datës 3 dhjetor 1986 dhe nuk ka mbetur...

Lajme të tjera

Web TV