Pak mund të ndryshojë pa një reformë të thellë politike

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Forcim i sistemit aktual politik me disa reformime, një qasje ndryshe e udhëhequr nga konceptet dhe ekspertiza teknike, apo një riformatim i sistemit duke u orientuar drejt modeleve funksionale puro liberale? Modelimi i parë nuk ka treguar tendenca pozitive të ecjes përpara dhe realiteti nuk e pranon atë. Një karakteristikë e këtij sistemi aktual politik në Shqipëri është goditja e qëndrueshmërisë së shtetit.

Pa dashje, udhëheqjet kanë kontribuar në prishjen e raporteve të besimit publik ndaj shtetit. Një arsye është se gjithë drejtuesit dhe politikëndikuesit besuan në mënyrë absurde se protagonizmi / narcisimi i tyre ishte superior dhe ata donin ta reformonin shtetin sipas kësaj qasje. Duke u përplasur me sistemin pa konsideruar faktin se në fakt goditej shteti, ata kanë krijuar në vijimësi një situatë revolucionare pa krye, ku populli është ftuar për të luftuar shtetin e vet.

Ndërkohë mbetet fakt i pakundërshtueshëm, se superioriteti i të majtës shqiptare është dhe mbetet elektoral. Argumenti që mundet ta provojë këtë është se rastet kur e majta është shpallur fituese e zgjedhjeve kanë ndodhur pas ambjentit social-ekonomik aq të shtrembëruar dhe të paaftë për të dalë nga vetvetja, sa nuk mund të përballonte sfida të reja, për një kohë të gjatë me po të njëjtët njerëz.

Sistemi politik aktual me mjetet dhe idetë në qarkullim nuk mund të reformohet. Ai vetëm po qëndron i njëjti që nga krijimi i tij dhe i aftë të prodhojë kriza për të rrëzuar kundërshtarin. Por në përpjekjen për të “djegur jorganin për një plesht” është goditur në radhë të parë stabiliteti politik, që ndikon në paqëndrueshmërinë ekonomike dhe deformimet sociale. Problemi me këtë linjë shpjegimi është se momenti i rënies së këtij sistemi nuk mund të ndihet apo të jetë i dukshëm për të gjithë.

Tregu i deformuar dhe sistemi kapitalist ende në nivel karabina mund të funksionojnë edhe shumë vite kështu, por ajo që do ta rrënojë atë janë të drejtat e munguara të pronësisë private. Megjithëse të gjithë favorizojmë sensin e zakonshëm të kapitalizmit, perceptimi i politikanëve elitarë për sensin e përbashkët ndryshon shumë, i kufizuar siç është nga ndjesitë ideologjike dhe shterpësia e ideve për të revolucionarizuar demokracinë politike dhe atë popullore.

Ndërsa qasja e nisur nga teknokratë dhe bazuar mbi nisma vullnetare nga anëtarë të botës intelektuale ka nevojë që të afrohet drejt politikës nëpërmjet disa analizave paraprake. Përndryshe, ata duhet të organizojnë fushata që të tregojnë se sa i vlefshëm është lidershipi teknokrat në aspektin ekonomik për njerëzit nëse do të zbatohet qasja e teknokratëve të bashkuar. Fushatat duhet të jenë në funksion të kurimit të sëmundjeve të buxhetit dhe defekteve të orientimit dhe konkurueshmërisë.

Qasja nihiliste dhe denigruese e çdo politike paraardhëse nuk ndihmon këtë model që ka shumë shanse të keqkuptohet nëse nuk ruan në thelb të vet natyrën teknike dhe administrative të adresimit dhe zgjidhjes së politikave. Fushata kundër vetë cilësive kryesore të shtetit do ti frikësojë njerëzit dhe do ti mbajë larg teknokratëve duke nxitur dhe më tej paligjshmërinë dhe distancimin nga autoritetet.

Fokusi kryesor për teknicienët do të ishte përgjigja ndaj pyetjes se pse nuk përmbyllen ndonjëherë reformat në Shqipëri?

Një arsye kryesore për të analizuar këtë lidhet me faktin sepse burokratët kryesorë dhe ata të partisë që ka radhën e qeverisjes janë të painteresuar në reformat dhe nismat që ndërmarrin liderët e tyre. Pjesa e politizuar e teknicienëve, të cilët bëhen apo janë pjesë e botës së teknokracisë ndihen të vetëkënaqur dhe nuk interesohen për ndryshime. Pasi ndodh një ndryshim i kahut qeverisës dhe ndryshime aleancash politike ata janë të parët që përshtaten me fitimtarin e radhës.

Ndërkohë, ajo që duhet të ndodhte me teknokratët duhet të ishte një realitet krejt ndryshe. Ata duhet të ishin në mbrojtje të politikës për ndryshim dhe të ishin mbështetësit e duhur për reformat nga lart. Në fakt, burokratët e emëruar nga partitë politike kanë të drejta supreme dhe pak detyrime karshi detyrës së tyre dhe në fakt ata janë edhe më të prirurit për të mos pranuar ndryshime që prishin status quo-në për të cilën përpiqen me çdo mënyrë që ta mbajnë.

Lexo edhe :  Edi Rama, me Erdoganin si praktikë dhe me Ataturkun si projekt

Ata janë iniciuesit e dështimit apo zvarritjes /mospërfundimit të asnjë reforme deri në finale. Zhveshja e administratës dhe teknokratëve me përvojë dhe integritet nga modeli hierarkik ka ndikuar në squlljen e shtetit përballë detyrës për të kërkuar zbatimin e ligjit. Ata e dinë që është e papërballueshme për ta të imponojnë dijet dhe përvojën e tyre përballë liderëve përgjithësisht arrogantë, veçanërisht kur janë në qeverisje.

Me mençuri për keq, liderët pasi kanë nisur reforma të pranuara nga të gjithë pikërisht në kulmin e deklarimit si të suksesshme është momenti kur ka nisur braktisja e tyre në emër të përpjekjeve për të reformuar sektorë të tjerë të qeverisjes dhe ekonomisë. Por në fakt, këto reforma të cilat duhet tu ishin deleguar dhe besuar deri në fund teknokratëve, duhet të fillonin me reformimin e vetë qeverisjes, por kjo nuk ka ndodhur dhe rezultati është vetëm kaos burokratik. Në ndryshim me këtë qasje që mund të quhet sëmundje e politikës (nis reforma e përfundo në nisma) duhet që teknicienët të lihen të pa shantazhuar duke promovuar motivimin dhe meritokracinë.

Në fund të fundit, emërimi në administratë i njerëzve të besuar të grupimit politik e dështon misionin politik në një peng marrje prej të emëruarve duke u bërë pas një kohe nga konsumuesit kryesorë të pushtetit në kundërshtarët më të mëdhenj të tij. Dhe të gjitha këto reagime janë të karakterit personal dhe aspak të natyrës në interes te njerëzve dhe zhvillimit të mirëqenies dhe shtetit të të drejtës.

Aktualisht, udhëheqësit socialistë kanë mbetur në drejtimin e tyre në pak duar të mirëfillta tekniciene/ intelektuale. Shumica e teknokratëve janë tashmë jashtë sektorit apo perimetrit të politikës së ditës. Një riformatim i sistemit me këtë nivel drejtimi nuk mund të zgjasë gjatë, pasi nuk përkon me interesat e shumicës së njerëzve që kërkojnë dritë për të parë të vërtetën për shumë ndodhi dhe politika të reja. Në këtë kohë nuk mund të udhëhiqet nga pothuajse njëlloj të njëjtët intelektualë dhe teknicienë të verbër në veprimet e tyre dhe të cilët veprojnë dhe këshillojnë veprime që e shohin në mënyrë të skajshme realitetin shqiptar.

Një riformatim i ri i politikës duhet të mos zhytet më thellë në injorancën e përforcuar në shumë vite si një vijimësi e mentalitetit të para viteve ‘90. Riformatimi politik duhet të tërheqë të gjithë dhe në mënyrë të stuhishme me mendimin e ri mbi politikën dhe suksesin e saj në rastin kur bazohet te mendimi i lirë, me eksperiencë dhe kryesisht i pavarur nga politika aktuale. Politika aktuale gjithashtu duhet të vendosi që duhet të lërë pas ato barra dhe probleme që gjenerojnë edhe më tej mëri, përçarje dhe stanjacion deri në kalbëzim të mendimit politik. Thënë në një këndvështrim që duhet të shikohet qasja e një riformatimi të politikës, nevojitet që vendi dhe jeta e shqiptarëve të ketë frymën e një jete të re duke u fokusuar jo thjesht te demokratizimi i politikës, por te liberalizimi i jetës politike.

Nga njëra anë, çdo reformë deri më sot ka minuar dogmat komuniste dhe ka ndihmuar në liberalizimin e ekonomisë dhe shoqërisë. Nga ana tjetër, reformat kanë kontribuar në pasurimin e një elite të vogël të menaxherëve dhe operatorëve të tyre, të lidhur ngushtësisht me politikanët që kanë qenë në pushtet në gjithë vitet e fundit. Duke qëndruar në krye të një organizate që më tej mund të jetë objekt diskreditimi dhe e cila nuk është arritur të reformohet, kjo është baras me minimin e fuqive të lidershipit.

Edhe politika, njësoj si ekonomia ka nevojë për një amnistim të gjithë individëve dhe mendimeve, me qëllimin që të fillohet me një riformatim që bazohet te formaliteti dhe jo e kundërta. Por të amnistuarit duhet të paguajnë për pastërtinë e ardhme.

Kjo është sfida!

Çfarë dhe si të paguajnë?


Të fundit

Raketa kineze dështoi/ Copëza të saj po bien në Tokë, ky është shteti i rrezikuar (Video)

Raketa fluturon në mënyrë të pakontrollueshme përmes orbitës dhe do të përplaset në tokë në ditët në vijim. Kina vuri...

Vajza përjeton tmerrin, i riu e ndjek me organin gjenital jashtë deri në shtëpi (Video)

Një vajzë në Greqi ka përjetuar momente tmerri, teksa është ndjekur nga një i ri me organin gjenital jashtë. Vajza ka treguar në rrjetet sociale...

Zbardhet raporti i plotë i kërkesës për shkarkimin e Presidentit, ja përmbajtja e tij

RAPORTI I PLOTË KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Tiranë, më 06.05.2021 (Dokument parlamentar) RAPORT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS...

50-vjeçari futet në dyqanin e pijeve alkoolike, e sulmon me tullë dy gra (Video)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një burrë ka dhunuar brutalisht dy gra aziatike, në një dyqan në Baltimore. Sipas mediave të huaja,...

Gazetari i publikon Fatmir Mediut pasaportën me mbiemër fals: Mund t’i shpëtojë drejtësisë po të përdorë këtë dokument që…

Ditën e sotme SPAK njoftoi se ka prova të reja lidhur me çështjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur...

Lajme të tjera

Web TV