“Provokon luftë”/ Lajçak: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është ide e rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për “non-paper”-in e publikuar së fundmi në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Lajçak ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra. “S’dua t’i komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.

Për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu s’është top-prioritet për të, Lajçaku ka thënë se “në politikë s’mund të zgjedhësh prioritetet, por ato të zgjedhin ty”.

Siç raportojnë mediat, Lajçak ka thënë se ka shërbyer për një kohë të konsiderueshme si ministër i Qeverisë së Sllovakisë dhe se nga ajo eksperiencë ka mësuar që “nuk je ti që zgjedh prioritetet, por ato të zgjedhin ty”.

Sipas tij, plani kryesor që duhet të ndjekë Evropa është zgjerimi i saj me pranimin e shteteve të Ballkanit.

Ai ka thënë se një gjë e tillë vlen edhe për dialogun, duke specifikuar se të gjitha prioritetet që Albin Kurti përmend janë të ndërlidhura me rrugën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Emisari sllovak ka thënë se dialogu nuk është diçka që mund të pret dhe që mund ta anashkalosh. “Unë kam qenë ministër në vendin tim për një kohë të gjatë. Dhe nuk është që t’i i zgjedh prioritetet, por prioritetet të zgjedhin ty. Dhe kjo vlen edhe për dialogun gjithashtu. Dialogu nuk është diçka që mund të pret, është i pranishëm në gjithçka që bën. Ne mbështesim prioritetet siç është krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia”, ka thënë Lajçak në organizimin e “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans”.

Të fundit

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

Lajme të tjera

Web TV