Ra në dashuri me prostitutën dhe vrau tutorin/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali (Emrat)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia italiane ka zbardhur vrasjen e ndodhur më 22 tetor 2017 ku mbeti i vrarë Shpëtim Frashëri. Gjykata shpalli të pafajshëm tre të pandehurit për vrasjen e shqiptarit, i cili u qëllua për vdekje në Torino. Për incidentin, në vitin 2020, në fund të një gjykimi që u zhvillua me një procedurë e shkurtuar, autori material i krimit, Donaldi Rushiti u dënua me 12 vjet burg pas arrestimit në Tiranë.

Nuk u dha asnjë dënim për tre bashkatdhetarë të tjerë të viktimës, Hasim Murataj, 27 vjeç, Cerciz Banushi, 28 vjeç, Sabri Brakaj, 35 vjeç. Sipas gjyqtarëve, këta tre persona ishin thirrur nga Rushiti por kur kanë shkuar në vendngjarje vrasja kishte ndodhur.

Shpëtim Frashëri ishte tutor i prostitutave dhe që prej vitit 2016 kishte qenë në Itali. Ai u sulmua para një lokali gjatë një sherri midis bashkatdhetarëve të tij. Pastaj ai u ndoq për 150 metra dhe u qëllua për vdekje, ndërsa një e shtënë e dytë arriti në dritaren e një apartamenti në katin e parë të një ndërtese.

Sipas rindërtimit të bërë nga ekipi që kishte kryer hetimet, nuk ishte një mosmarrëveshje e përqendruar në menaxhimin e tregut të prostitucionit, por Rushiti kishte rënë në dashuri me një nga prostitutat e menaxhuara nga Frasheri dhe kishte për qëllim ta lironte atë dhe merre me vete.


Të fundit

Paratë u fshehën në një pusetë, si arriti policia që të identifikojë grabitësit dhe të arrestojë 22-vjeçarin

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i njërit prej 3 autorëve të grabitjes së 3 milionë lekëve të...

Bilanci i fundit nga MSH/ Ja sa raste të reja dhe viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për...

E ndjek dhe e qëllon pas shpine/ Momenti kur 58-vjeçari vret me breshëri plumbash të shoqen në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 58-vjeçar i identifikuar si shtetasi Gëzim Toçila ekzekutoi gruan...

Zbardhet dëshmia e 13-vjeçares që u sulmua seksualisht nga polici: Hyra brenda në banesë dhe ai…

Është zbardhur dëshmia e 13-vjeçares, e cila u sulmua seksualisht nga polici Kol Kola në Lezhë. Sipas dëshmisë, ngjarja ka ndodhur më 29 Prill,...

“Më lanë me 24 vota në vendlindje”/ Nard Ndoka nxjerr paktin me PD: Si më tradhtoi Basha, krim dhe pabesi

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar kreun e PD-së për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me aleatët.  Akuza e tij lidhjet me...

Lajme të tjera

Web TV