Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi, 31-vjeçari godet me thikë bashkëkombësin në gjoks 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të hënës në Strymoniko të Greqisë, ku dy shqiptarë të moshës 31 vjeç janë zënë ashpër mes tyre.

Sipas mediave greke, shqiptarët fillimisht kanë debatuar me fjalë, për të arritur më pas në përdorimin e grushteve e deri në goditjen me thikë nga njëri prej tyre.

Raportohet se 31-vjeçari goditi patriotin e tij me thikë në gjoks, ku si pasojë i lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin “Papageorgiou” në Selanik, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton ngjarjen, ndërsa autori pasi ka kryer plagosjen është larguar nga vendi i krimit dhe është ende në kërkim nga uniformat blu.

Të fundit

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Lajme të tjera

Web TV