Tragjike/ Zyrtarja e lartë bie nga ndërtesa shumëkatëshe

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se një punonjëse në ambasadën e saj në Iran ka vdekur në një aksident.

Sipas agjencive iraniane të lajmeve, ajo ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe, pranë Teheranit.

Ministria e Jashtme zvicerane tha se ajo dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, janë të tronditur nga vdekja tragjike dhe se i shprehin ngushëllimet më të thella familjes.

Cassis tha se autoritetet zvicerane janë në kontakt me familjen e gruas. Ministria nuk e identifikoi viktimën dhe nuk dha detaje mbi aksidentin. Policia iraniane tha se ka hapur hetime të rastit.

Agjencia iraniane e lajmeve Mehr citoi zëdhënësin e shërbimit të emergjencave, Mojtaba Khaledi, të ketë thënë se viktima ka qenë sekretare e parë në Ambasadën e Zvicrës dhe se është gjetur e vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe në Kamranieh, aty ku edhe ka jetuar.

Kamranieh ndodhet në skajin verior të kryeqytetit Teheran. Khaledi tha se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar.

“Shkaku i rënies së saj nuk është përcaktuar ende”, tha Khaledi.


Të fundit

Kjo është infermierja që humbi jetën në aksidentin e frikshëm në autostradën Lezhë-Shkodër (Foto)

Pasditen e sotme u regjistrua një aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Kakarriqit, ku dy automjete...

E mitura përdhunohet nga shoku i klasës, akti filmohet nga 4 djem që ishin spektatorë

Një vajzë në ishullin grek të Kretës është abuzuar seksualisht nga shoku i klasës, i cili ftoi edhe 4 shokë të tij të ishin...

Fotografohet shumë afër Shqipërisë raketa e frikshme kineze që do të bjerë në Tokë

Një teleskop në vendin fqinjë, në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze e cila pritet që ditën e nesërme të bjerë në Tokë. Sipas...

A do të kandidojë Bujar Nishani për kryetar të PD-së? Përgjigjet ish-presidenti

Ish-presidenti Bujar Nishani është përgjigjur për herë të parë pyetjes nëse do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike. I ftuar në ‘abc’, Nishani...

Dalin shifrat, ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, janë vaksinuar 585 mijë qytetarë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe...

Lajme të tjera

Web TV