Bota në alarm/ SHBA i vihet pas raketës hapësinore kineze të dalë nga kontrolli

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Komanda e Forcës Hapësinore të SHBA-së njoftoi se po ndjek itinerarin e një raketë hapësinore që i përket Kinës, e cila ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë në sipërfaqen e Tokës në fundjavë.

Dalja nga kontrolli e raketës ”Long March 5B”, që i përket Kinës, ka vënë në alarm botën.

Mice Howard, një nga zëdhënësit e Pentagonit tha se presin që raketa të ulet në sipërfaqen e Tokës më 8 maj dhe se itinerari i raketës po ndiqet nga Forcat Hapësinore të SHBA-së.

Ai theksoi se aktualisht nuk e dinë se ku do të bien saktësisht mbetjet e raketës dhe se kjo mund të parashikohet disa orë përpara se raketa të ulet në tokë.

Kina javën e kaluar përdori këtë raketë me qëllim për të lëshuar pjesët e stacioneve të saj hapësinore.

Pas daljes së raketës nga kontrolli disa nga pjesët u dogjën, ndërkohë ka shqetësime se disa nga pjesët e raketës 22 tonësh mund të bjerë mbi vendbanime.


Të fundit

Plas sherri te “Xhamlliku” në Tiranë, babai dhe i biri konfliktohen me një person tjetër në lokal

Një sherr i madh ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë....

Manastirliu tregon se cili është qarku i parë në vend pa asnjë rast aktiv me COVID-19

Vlora është qarku i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Ky lajm i mirë u bë i ditur nga...

Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja dhe viktima u regjistruan në 24 orët e fundit

Serish nje humbje jete nga koronavirusi ne vend. Sipas Ministrise se Shendetesise, ne 24 oret e fundit jane regjistruar 8 raste të reja dhe...

Çuçi takim online me shefen e Europol: Bashkëpunim kundër krimit me SPAK dhe BKH

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOl, Catherine de Bolle. Çuçi thotë se gjatë takimit u diskutua...

Provimi i Matematikës/ QSHA publikon vendimin për maturantët, për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për...

Lajme të tjera

Web TV