Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Italisë, ku ka vizituar muzeun “Galleria degli Uffizi” në Firenze.
Në muze Rama është shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Firencës Dario Nardella dhe drejtori i muzeut Elke Schmidt.
Ndërkohë ditën e nesërme Rama pritet të jetë pjesë e një paneli që do të diskutojë temën ““A është fuqia e butë e BE në rajonet fqinje ende efektive”?
Axhenda:
Kryeministri do të jetë pjesë e një paneli në diskutimin e shtruar “A është fuqia e butë e BE në rajonet fqinje ende efektive”?
Prezantimi bëhet nga Marco del Panta, Skeretar i Përgjithshëm i IUE. Fjala e mbajtur nga Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.