E rëndë/ Biznesmeni shqiptar i futet në dhomë dhe përdhunon 35-vjeçaren shtatzënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 3 maj, një grua nga Prizreni bashkë me burrin e saj shkuan në polici për të raportuar një rast dhunimi seksual. 35-vjeçarja ka deklaruar se derisa ishte duke pushuar në një motel, një burrë i kishte hyrë në dhomë dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

35-vjeçarja e cila ishte në muajin e katërt të shtatzënisë në muajin mars, kur thotë se u dhunua seksualisht, e kishte fshehur këtë rast nga bashkëshorti i saj për dy muaj.

Më 2 maj, ajo i kishte treguar bashkëshortit për ngjarjen, e një ditë më vonë, të dy kishin shkuar në polici për ta raportuar rastin.

Gazeta Express ka shkruar se 44-vjeçari i cili dyshohet se e dhunoi gruan shtatzënë, është pronari i motelit ku dyshohet të ketë ndodhur rasti, ndërkaq viktima dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar për një kohë në objektin e të dyshuarit. I dyshuari është intervistuar nga policia të hënën, por nuk i ka pranuar akuzat që 35-vjeçarja i ka hedhur mbi të.

“Me datë 3 maj 2021 është intervistuar i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. I njëjti në mënyrë kategorike e ka mohuar veprën. Në deklaratën e dhënë në polici, i dyshuari nuk pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën”, kanë deklaruar burimet brenda policisë.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV