Guri i Zi i Mekës, fotografohet për herë të parë me rezolucion të lartë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozohen për herë të parë, fotografi me rezolucion të lartë të gurit antik fetar, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Imazhet e al-Hajar al-Aswad, ose Guri i Zi, janë deri në 49 000 megapiksel në madhësi dhe u deshën më shumë se 50 orë për t’u fotografuar.

Agjencitë inxhinierike të dy xhamive të shenjta realizuan 1050 foto të gurit, secila prej tyre 160 gigabajt. Guri u fotografua për shtatë orë, thanë autoritetet.

Një anëtar i studimeve Islame, në Universitetin e Oksfordit, tha për CNN se është hera e parë që ka një foto digjitale të zmadhuar të gurit, për ta parë atë nga afër dhe për të kuptuar që nuk është në të vërtetë i zi, sic dihet.

“Në traditën myslimane, guri konsiderohet të jetë një relikt i shenjtë, dhe ndonëse është e pashembullt të shohësh një fotografi të gurit, duket se shkenca po luan një rol të madh edhe në fe”, shtoi ai.

Guri është i përshtatur me argjend të pastër në këndin juglindor të Qabes (Ka’bah), ndërtesa në formë kubi e ndërtuar, sipas Kuranit, nga Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili.

Meka konsiderohet si qendra shpirtërore e Islamit dhe në të çdo vit, kryhet pelegrinazhi më i rëndësishëm vjetor. Gjatë Haxhit, adhuruesit ecin në drejtim të kundërt të orës rreth monolitit të zi, duke prekur apo puthur al-Hajar al-Aswad kur kalojnë pranë.

Sipas studiuesve të islamit, guri fillimisht ishte i bardhë, jo i zi. Mendohet se njerëzimi duke prekur gurin dhe duke kërkuar falje nga Zoti, u shndërrua i zi, duke pasqyruar mëkatet e njerëzimit.

Shkencëtarët theksojnë se guri mund të jetë një meteorit, ose të ketë rënë nga qielli. Megjithatë, njerëzit e puthin gurin sot dhe e shohin si të shenjtë sepse Omar, kalifi i dytë mysliman, u tha ndjekësve se ai kishte parë Profetin Muhamed ta bënte atë.

Lexo edhe :  David Beckham u bën thirrje publike djemve të tij që të bëhen gati për të mbrojtur motrën

Të fundit

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, ja çfarë pritet të miratohet sot

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS është mbledhur sërish. Ndryshe nga radhën e kaluar, kur PS e bojkotoi, kësaj radhe anëtarët...

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën, duke ofruar ndihmë për nevojat urgjente të financimit afatshkurtër...

Lajme të tjera

Web TV