Masakroi me thika pensionistin e pasur grek, prifti në Shqipëri bind Eduard Lekën të rrëfehet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e pensionistit 68-vjeçar George Tsantilas, në vjeshtën e vitit 1993, kishte pushtuar shtypin dhe mediat e kohës në Greqi. Kryesisht sepse dyshimet e policisë dhe hapat e parë të hetimit, i çelën derën një bote të errët, me të cilën shoqëria greke nuk ishte mësuar.

Policia gjeti trupin e pajetë të ish-agjentit të pasurive të patundshme në studion e tij, të masakruar me thika. Shtëpia ishte e kthyer përmbys, shenjë që tregoi se motivi kryesor i vrasjes ishte grabitja. Por nuk kishte asnjë shenjë që tregonte se autori kishte hyrë me forcë në banesë. Edhe bishtat e dy cigareve të markave të ndryshme do të kishin qenë thjesht një detaj i parëndësishëm nëse viktima do të kishte pirë ndonjëherë duhan – por Chantilas nuk ishte duhanpirës. Pra brenda shtëpisë së tij ishin futur dy persona.

Policia u informua se 68-vjeçari frekuentonte shpesh “sheshin Vathis”, një vend i njohur për homoseksualët. Pra me shumë gjasa, autorët kishin hyrë në shtëpi me ftesë të vetë burrit të vrarë. Policia kontrolloi të gjithë vizitorët e rregullt në sheshin Vathis, u bënë dhjetëra arrestime, por gjurmët e gishtave të të dyshuarve nuk u identifikuan kurrë me ato që u gjetën në banesën e viktimës. Çështja u mbyll!

Deri më 20 janar 2002, shqiptari 28-vjeçar Eduard Leka hyri në Komisariatin e Policisë dhe tregoi se kishte vrarë një burrë në Athinë në 1993. Policia as nuk e besoi, por pas veprimit të tij kishte një pendim. Leka ishte një nga dy autorët e vrasjes së Chantilas në 1993.

Në rrëfimin e tij, ai bëri me dije se dy vjet pas krimit ishte larguar nga Greqia për të vijuar me vjedhjet në Shqipëri, ku u arrestua nga policia lokale dhe u burgos. Brenda burgut, gjithçka ndryshoi për të. Njohja e tij me një prift ungjillor, i cili herë pas here vizitonte të burgosurit dhe zhvillonte biseda me ta, e bëri Lekën që të “përqafonte” krishtërimin. Sa më shumë që “ndizej” ndjenja fetare brenda tij, aq më shumë pendohej për vrasjen e 1993. Kur u lirua nga burgu në Shqipëri, ai bëri atë që besonte se do t’i sillte shpengimin: rrëfeu të vërtetën në polici.

Lexo edhe :  “Kisha vetëm 3 euro të fundit, mami po qante”, si mbyti varfërinë Olen Çezari në Itali

Të habitur, ata kontaktuan departamentin e vrasjeve në Athinë. Këta të fundit nuk mund t’u besonin veshëve të tyre: Eduardi po u tregonte atyre për skenën e krimit me detaje që vetëm dikush që e ka dëshmuar mund ta dinte. Krahasimi midis shenjave të gishtërinjve të gjetur në banesën e vrasjes tregoi se fajtori më në fund ishte gjetur. Çështja u rihap dhe kaloi në gjyq, por më në fund vrasja u zbardh.

Të fundit

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Lajme të tjera

Web TV