Bilanci i fundit nga MSH/ Ja sa raste të reja dhe viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Maj 2021)
Raste të reja ditore 91
Të shëruar në 24 orë 894
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,818

Lexo edhe :  Shifrat/ Ku u zhduk anëtarësia e PD-së?

Testime totale 649,632
Raste pozitive 131,510
Raste të shëruara 114,362
Raste Aktive 14,742
Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12431
Fier 505
Shkodër 356
Gjirokastër 242
Korçë 236
Durrës 231
Vlorë 220
Elbasan 133
Dibër 98
Berat 98
Kukës 96
Lezhë 96


Të fundit

U hoqën si oficerë policie për t’i marrë kartën e bankës të moshuarës, e pësojnë keq shqiptari dhe turku

Një shqiptar dhe një turk janë kapur nga policia italiane në Basel, pasi akuzohen për mashtrimin e një gruaje...

Michele Morrone është gay? Fotografia e aktorit italian bën lëmsh gjithë rrjetin

Michele Morrone ka bërë lëmsh gjithë rrjetin dhe i ka bërë fansat të dyshojnë rreth orientimit të tij seksual. Shkak është bërë një fotografi që...

Tronditet Tepelena, vritet me armë një person në qendër të qytetit (Emri)

Personi që shihni në foto është Çajup Selimi, i cili u qëllua sot për vdekje me armë zjarri në Tepelenë. Ngjarja e rëndë ndodhi...

Media greke: Pas dy vrasjeve në Athinë është dora mafies shqiptare. Lufta s’ka mbaruar

Pas dy vrasjeve mafioze në Athinë të regjistruar në harkun kohor të më pak se një jave, autoritetet greke dyshojnë se qëndrojnë grupe mafioze...

‘Donte të më rrëmbente’, 21-vjeçarja në Tiranë tregon makthin e përndjekjes nga fqinji i saj

Një 22-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg, nën akuzën se ka përndjekur ish-të dashurën e tij...

Lajme të tjera

Web TV