E ndjek dhe e qëllon pas shpine/ Momenti kur 58-vjeçari vret me breshëri plumbash të shoqen në Elbasan

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 58-vjeçar i identifikuar si shtetasi Gëzim Toçila ekzekutoi gruan e tij Liljana Buzi, 54 vjeç. E gjithë ngjarja ndodhi pranë Gjykatë së Elbasanit, pasi çifti ishin në proces divorci dhe ditën e sotme kishin seancën e radhës. Autori është ish-efektiv policie, ndërsa sot nuk u paraqit në gjykatë dhe gjyqtarja e çështjes vendosi ta shtynte seancën.

Ndërkohë kamerat e sigurisë të bizneseve përreth kanë kapur të gjithë skenën e rëndë të krimit. Fillimisht ata kanë hyrë në një rrugicë në pjesën e djathtë të godinës së Gjykatës ndërsa autori e ka ndjekur nga pas duke vrapuar për 30 metra dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash nga parapa shpine. Ora News ka publikuar një fragment nga ngjarja kur Liljana Buzi bie e vdekur në tokë.

E gjithë skena e krimit është parë edhe nga njëri prej djemve të çiftit, i cili tentoi t’i merrte armën të atit dhe ta ‘eliminonte’ për t’i dalë në mbrojtje nënës së tij por pa ia dalë. 58-vjeçari është arrestuar, ndërsa djali i tij ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.


Të fundit

“I rrezikshëm”/ Dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli, u kap me drogë me vlerë 70,000 paund (Emri)

Gazeta britanike "my london" shkruan se një 28-vjeçar arriti të fshihej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte deportuar në Shqipëri...

Vrau 8 kolegë dhe më pas veten, gruaja e 57-vjeçarit bën rrëfimin tronditës: Më tregonte që donte t’a bënte, por…

Një punëtor ka qëlluar për vdekje tetë persona në një qendër të trenave në Kaliforni para se armën ta kthente edhe në drejtim të...

Racat më të mira të qenve për t’u mbajtur në shtëpi

Ashtu si ka disa raca qensh që janë më besnikë se të tjerët, jo të gjithë qentë përshtaten në të njëjtën mënyrë për të...

E tmerrshme/ Këto janë shenjat e çuditshme në trupin e 23-vjeçares që u tha se humbi jetën nga infeksioni i dhëmballës

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja misterioze e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila fillimisht u tha se ka humbur jetën nga infeksioni i dhëmballës,...

Tragjike në Poliçan, tentoi të përdhunonte 37-vjeçaren, arrestohet në flagrancë autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Poliçan. Policia njofton se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., pasi ky i...

Lajme të tjera

Web TV