Është pro legalizimit, politikani hyn me cigare hashashi brenda në Parlament

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Çështja e legalizimit të përdorimit të marijuanës nxiti debat të ashpër në parlamentin e Francës. Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Francois-Michel Lambert, që mbështet dekriminalizimin, tha se ndryshimi i ligjit do të reduktonte konsumin, trafikimin dhe rreziqet.

Ai tha se ky debat është thelbësor, kryesisht për shëndetin e të rinjve dhe përdori një mënyrë mjaft origjinale për të mbrojtur kauzën e tij, duke nxjerrë një cigare hashashi në sallë.

Francois-Michel Lambert, deputet: “Vetëm fakti që po e tregoj këtë objekt këtu, mund të më fusë në telashe. Duke treguar legalizimin e kanabisit, me aktin e thjeshtë të shfaqjes së kësaj cigareje, mund të futem në telashe”.

Richard Ferrand, kryetari i Asamblesë Kombëtare: “Z.Lambert, është e ndaluar të mbash atë lloj objekti këtu”.

Ndëshkimi nuk pritet të jetë i rëndë, vetëm financiar.

Ferrand: “Z. Lambert, ju rikujtoj rregullat dhe do ju rekomandoj për ndëshkim”.

Qeveria franceze është kundër legalizimit të pëdorimit të marijuanës.

Gerald Darmanin, ministër i Brendshëm: “Z. Lambert, dallimi mes meje dhe teje është se unë nuk mund të tregoj plotësisht depresionin e drogës që ka goditur familjet në Francë. Të gjithë prindërit që luftojnë çdo ditë duke u shpjeguar fëmijëve që është e dëmshme ajo që rrjedh në venat e tyre dhe ajo që tymosin.”


Të fundit


Breshër dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Deri në orët e mesditës dhe pasdites, vendi ynë do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shumta, të cilat do të...

Horoskopi ditor, e hënë 31 maj 2021

Dashi Kjo e hënë do të jetë shumë më e mirë në raport me javën e kaluar, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Por...

U rrëzua me avion privat në liqen, humb jetën ‘Tarzani’

Aktori i mirënjohur amerikan, Joe Lara ndërroi jetë ditën e sotme pas një aksidenti meavion. Ai me gruan e tij dhe disa të tjerë kishin...

Lajme të tjera

Web TV