Krimi në Elbasan/ Gjyqtarët panë ngjarjen nga dritarja! Autori e goditi me armë dhe shkelma

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Krimi i rëndë në Elbasan, ka shokuar gjyqtarët e prokurorët e këtij qyteti, pasi një ish-punonjës policie Koço Buzo, ka qëlluar me 7 plumba në trup bashkëshorten e tij, Liljana Buzo, duke e lënë të vdekur në vend. Plumbat e lëshuar nga arma automatike, kanë prekur dhe avokatin, Gëzim Toçilla, i cili ishte duke kaluar rastësisht në rrugë.

Sipas burimeve, viktima është Liljana Buzo, nënë e tre fëmijëve dhe prej disa ditësh, Liljana kishte marë një urdhër mbrojtje. Ndërsa ndodhej në proces gjykimi me bashkëshortin e saj Koço Buzo, i cili ishte marë i pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”. Çeshtja gjyqësore ditën e sotme ishte për diskutim në seancë paraprake, ku gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka thirrur palët për tu ballafaquar në gjyq. Për shkak të mos paraqitjes së të pandehurit Koço Buzo, i cili në gjykimin e sotëm përfaqësohej nga avokati Fatmir Lushi, gjyqtarja Çekrezi ka shtyrë seancën gjyqësore për tu zhvilluar në datën 14 maj 2021. Por me sa duket mungesa e Koços, ka qënë një skenar e këtij të fundit, pasi ai ka pritur gruan jashtë ambjenteve të gjykatë, derisa ajo të dalë nga gjykata në rrugë. Dhe sapo është larguar disa metra larg gjykatës, Koço Buzo, i ka shkuar nga pas duke e qëlluar me armë zjari dhe më pas goditur dhe me shkelma.

Konfliket mes çiftit Buzo, kishin ardhur pas marrjes së një kredie në bankën “Sosiete Generale Albania”, e cila në 2014 kishte paditur në gjykatën e Elbasanit, çiftin Buzo, për kthimin e një shume financiare. Ndërkohë kjo situatë ka sjellë agravimin e sherrit në familje deri në përdorimin e dhunës nga ana e Koço Buzos, i cili momentalisht punonte si polic privat pranë një shoqërie sigurimi në Elbasan.

Lexo edhe :  Parashikimi i horoskopit, 25 maj 2021

Një dëshmitar që pa ngjarjen tregoi se: “…autori i vrasjes Koço Bozo, pasi qëlloi me automatik gruan, shkoi më pas drejt saj dhe filloi ta qëllojë me shkelma edhe pse gruaja ishte e shtrirë. I binte pa pushim dhe me shumë forcë, derisa ka mbërritur policia dhe e ka arrestuar…”. Ngjarja e rëndë tronditi zonën e lagjes “5 Maji”, zonë e cila tre javë më parë u trondit para ditës së zgjedhjeve parlamentare me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e tre personave të tjerë.


Të fundit

Greg Rama udhëton drejt Portugalisë, bashkohet me tifozët e Manchester City-t para finales në Ligën e Kampionëve

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Portugalisë, aty ku do të zhvillohet...

U fut në operacion për t’u dobësuar, por humbi jetën/ Si u zhdukën organet e të riut shqiptar nga mjeku grek?

Çështja e vdekjes së 25-vjeçarit shqiptar, Spartak Mazi, i cili iu nënshtrua një operacioni për të humbur peshë dhe humbi jetën mbetet e errët...

Akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit/ Florenc Çapja arrestohet në Dubai

"Abcnews" raporton se Florenc Çapja është arrestuar në Dubai. Ai akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir. Në përditësim...

Sot finalja e Champions League/ Tuchel imiton Guardiolën për të argëtuar skuadrën (Video)

Trajneri i Chelsea u kap nga kamerat e 'The Sun' duke argëtuar stafin e tij me një imitim të Pep Guardiolës para finales së...

“Unë me ty erdha në këtë jetë e pa ty do të iki”/ Zbardhen mesazhet e 38-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesë:...

Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë në Tiranë, pasi në rrugën “Kristi Maloku” u gjet i pajetë në banesën e...

Lajme të tjera

Web TV