U hoq si e vdekur që familja të përfitonte 1 milion euro, si u tradhtua nga qeni i saj 47-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mashtruese e dyshuar gjermane që jeton në Majorca dyshohet se ka falsifikuar vdekjen e saj, por historia mori drejtim komplet tjetër për shkak të qenit të admirueshëm.

Gruaja 47-vjeçare, e arrestuar nga policia spanjolle, dyshohet të ketë përvetësuar rreth 1 milion € nga firma gjermane e energjisë diellore ku ajo punonte, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Detektivët privatë të punësuar nga firma vazhduan kërkimet në rrjetet sociale dhe zbuluan se ajo zotëronte një qen “gjigant”. Puna e tyre çoi në arrestimin e saj.

Gruaja tani është në liri me kusht duke pranuar falsifikimin e vdekjes së saj.

Detektivët e gjurmuan atë në një vilë elegante në Santa Ponça pasi panë një burrë që ecte me një qen qimedredhur, i cili nuk është një racë shumë e zakonshme në ishull.

Të mërkurën, policia në Majorca konfirmoi detajet të cilat fillimisht u raportuan nga gazeta e përditshme lokale Diario de Mallorca.

Historia filloi në nëntor kur gruaja u thirr në një seancë gjyqësore në Palma de Mallorca.

Por dyshimet u ngritën në firmën e energjisë diellore për të cilën ajo punoi në Rostock, Gjermaninë veriore, kur prindërit e saj raportuan se ajo kishte vdekur në një aksident me makinë në mars 2020. Policia e cituar nga Diario de Mallorca tha se ajo në të vërtetë kishte jetuar në Majorka me dokumente false.

Të fundit

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Konfirmoi shtatzaninë/ Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat

Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas lajmit të bukur që...

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Lajme të tjera

Web TV