Zbardhet dëshmia e 13-vjeçares që u sulmua seksualisht nga polici: Hyra brenda në banesë dhe ai…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e 13-vjeçares, e cila u sulmua seksualisht nga polici Kol Kola në Lezhë. Sipas dëshmisë, ngjarja ka ndodhur më 29 Prill, kur e mitura ndodhej në radhë për të hyrë te dentistja.

13-vjeçarja ka treguar se ishte duke pritur jashtë klinikës pasi brenda kishte pacientë. Në këtë moment i është afruar polici 62-vjeçar i cili i ka thënë se ndaj saj kishte një denoncim dhe për këtë ajo duhej të shkonte me të në komisariat.

“Pranë meje u afrua një punonjës policie. Ai më tha se ndaj meje kishte pasur një denoncim dhe duhet të më shoqëronte për në komisariat për verifikim. Duke i besuar policit, u futa brenda klinikës dentare dhe i kërkova dentistes që të më shtynte orarin,” është shprehur vajza.

Në momentin që ka hyrë në automjet, e mitura ka parë në xhamin e makinës mjetin e identifikimit të policit dhe i ka memorizuar emrin. Pas kësaj, 13-vjeçarja është shprehur se Kol Kola nuk ka ndaluar para komisariatit, por para një pallati, ku i ka kërkuar që ta ndjekë nga pas.

Pasi hyri në banesë, e mitura tregon se polici ka kryer veprime të turpshme dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, por ka mundur t’i shpëtojë. Me të mbërritur në shtëpi, e mitura i ka treguar çdo gjë prindërve, të cilët së bashku kanë shkuar në komisariat për të bërë denoncimin.

Pas kësaj, policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve të pallatit dhe aty është është vërtetuar dëshmia e të miturës, ndërsa gjithashtu dentistja e klinikës ka konfirmuar se e mitura i kishte thënë se po largohej.

Ndërkohë nga kamerat e sigurisë është zbuluar se e mitura ka qëndruar brenda në banesë për rreth 6 minuta. Kujtojmë se ditën e nesërme, Kol Kola do të dalë para gjykatës.

Të fundit

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem nga Greqia me një lundrim...

Merr fund dilema, zbulohet italiani që i ka rrëmbyer zemrën Eglës

Prej ditësh po përflitet për partnerin e aktores Egla Ceno e cila siç tashmë e dimë është një nga konkurrentet më të forta të...

Media spanjolle jehonë Shqipërisë, nga Thethi në Berat: Vendi më i lirë për të udhëtuar!

Nga Cristina Blanco Vázquez/ El Debate I quajtur Karaibet Evropiane, Shqipëri është vendi bregdetar më i përballueshëm për sa i përket çmimeve, ushqime dhe udhëtime rreth...

Lajme të tjera

Web TV