Kuvendi miratoi Komisionin Hetimor për të shkarkuar Metën, presidenca: Nuk të do njohim asnjë lloj vendimi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenca ka reaguar pasi kuvendi miratoi sot Komisionin Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Në një konferencë për mediat, zëdhësi dhe këshilltari i presidentet për mediat, Tedi Blushi tha se Meta shpreh keqardhje që Kuvendi i cilësuar nga ai si njëpartiak e refuzoi mundësinë për t’u kthyer në shina.

Po ashtu, Blushi bëri të ditur se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo “veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.”

Gjithashtu, presidenca sjell në vëmendje se presidenti Meta i garanton të gjithë qytetarët që në respekt të betimit të tij në Kushtetutë, ai do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi të plotë deri më 24 korrik 2022.

Reagim i Këshilltarit për Mediat dhe Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej Tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit.
Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.
Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.
Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje SOVRANITETI.
Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e Tij për atë që do të ndodhë në vijim.
Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”

Lexo edhe :  Monika Kryemadhi “heq dorë” nga rrjetet sociale, 20 ditë pa postuar

Kuvendi miratoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës me 97 vota “pro”, 6 kundër dhe 1 abstenim.


Të fundit

Nën akuzë për vrasjen e Kudret Saliaj, gjykata merr vendimin për babë e bijë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Mexhit Picarin dhe vajzen e tij, Dhurata, Saliajn, ne...

“Dashuria shqiptaro kineze histori e vjetër”, Yuri Kim replikon me komentuesin: Të ftoj në zyrë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka replikuar me një komentues i cili i është drejtuar në rrjetet sociale duke e quajtur kineze, në...

Kush është 45-vjeçari që u vra në Peqin, ja pse e qëlloi shoku (Emrat)

Ylber Xhahysa, 45 vjeç mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu. Xhahysa ishte pronar i një studio...

Vritet 45-vjeçari në Peqin, arrestohet autori i ngjarjes

Një vrasje ka ndodhur këtë paradite në fshatin Pajovë të Peqinit. Raportohet se viktimë ka mbetur një shtetas 45-vjeç. Vrasja ka ndodhur me armë zjarri dhe...

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që pritet edhe reshje të izoluara në...

Lajme të tjera

Web TV