Si ta mbrojmë sërish botën e lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Chris Patten

 

Ne nuk e kemi dëgjuar prej kohësh shprehjen “bota e lirë”, dhe sigurisht që nuk dëgjuam qëDonald Trump të cilësohej si “udhëheqësi i botës së lirë” kur mbante postin e presidentit të SHBA-së. Por kur unë isha ende fëmije në vitet 1950–1960, këto terma ishin të zakonshme në diskutimet e politikës ndërkombëtare. Pavarësisht se nuk po përdoren më, ato nuk janë sot më pak të rëndësishme. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, demokracitë evropiane, amerikano-veriore dhe demokracitë e tjera, e pranuan se ishin përballur me kërcënimin ushtarak dhe politik të aleatit të tyre të dikurshëm, Bashkimit Sovjetik të Stalinit. Ato e përshkruanin veten si “Perëndimi”. Diplomati amerikan George F.Kennan e përdori këtë term në të famshmin “Telegram i Gjatë” që ai i dërgoi nga Moska Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin ai e përshkroi sfidën themelore ndaj lirisë dhe mënyrës sonësë jetesës që na vinte nga një sistem, pamja e të cilit për realitetin ishte e papajtueshme me atë të shoqërive të hapura kapitaliste. “Bota e lirë” ishte një term i shumë–përdorur. Ai përfshinte ndonjëherë vende që ishin çdo gjë përveçse jo të lira – si ato përreth Mesdheut që drejtoheshin nga gjeneralë ushtarakë të pazgjedhur nga populli – dhe që në raste të rralla kryenin funksione propagandistik: E si mund të ishte dikush kundër lirisë? Por koncepti ishte edhe një mënyrë e dobishme për të përcaktuar bashkëpunimin e vendeve që ishin në përgjithësi demokraci liberale me ekonomitë e tregut. Këto vende, kishin qeveri të cilat qytetarët e tyre mund t’i zëvendësonin me zgjedhje paqësore dhe të ndershme. Shumicat politike ishin të kufizuara nga respekti që kishin për mendimet e pakicave. Shoqëritë tilla kishin kontrolle dhe ekuilibra kushtetues, shtetin e së drejtës dhe që e lejonin -madje e inkurajonin – lirinë e shtypit dhe të investigimit, të fesë dhe mendimit ndryshe. Për më tepër, ata u bashkuan në aleanca, duke mos i nënshtruar ngacmimeve të fqinjëve të tyre më të mëdhenj. Sigurisht, këto demokraci ishin larg nga të qenit të përsosura. Ato bënë gabime, nganjëherëduke mos arritur standardet dhe vlerat e tyre (megjithëse ato zakonisht e dinin se kur e bënin këtë gjë). Por nën konceptin e tyre të qeverisjes, ligji u shërbeu njerëzve dhe jo anasjelltas. Qytetarët nuk kishin frikë se mos policia u trokiste në derë gjatë natës, teksa zhvillimi u rrit dhe u përhap, edhe pse jo gjithmonë aq gjerësisht sa mund të dëshironte dikush. Udhëheqësi i njohur i kësaj aleance midis vendeve me parime të përbashkëta ishte presidenti amerikan. SHBA-ja kishte luajtur një rol vendimtar në fitoren mbi fashizmin, nazizmin dhe nacionalizmin brutal, dhe më pas ndërtoi një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të cilit do t’i nënshtroheshin të gjithë, dhe në të cilin të gjithë mund të lulëzonin në paqe. Kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, konsensusi dërrmues brenda demokracive liberale, ishte se shembja e komunizmit sovjetik do të thoshte një fitore për ta, për botën e lirë. Megjithatë, sot demokracitë liberale po përballen sërish me sfida të mëdha në mbrojtje të vlerave të tyre dhe në rindërtimin e një rendi global, të cilin Rusia dhe Kina (me ekonomitë e tyre në rritje) do ta pranonin me mirëbesim, dhe në bazë të së cilës ata do të kryejnë marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Si mundemi ne që jetojmë në shoqëri të lira, dhe që e duam që ajo dhe vlerat e saj të mbijetojë, të cilat janë vendosur për të mbrojtur botë ne lirë sot? Ne mund t’ia fillojmë duke kujtuar disa nga mesazhet në telegramin e Kennan drejtuar eprorëve të tij politikë në Uashington. Amerika “duhet të formulojë dhe të paraqesë për kombet e tjera një panoramë shumë më pozitive dhe konstruktive të llojit të botës që ne do të dëshironim të shihnim”, argumentoi Kennan. “Ne duhet të kemi guxim dhe vetëbesim për t’u kapur pas metodave dhe konceptimeve tona të shoqërisë njerëzore”-shtoi ai. Kjo është tani një nga sfidat e shumta me të cilat përballet administrata e presidentit amerikan Joe Biden. Trump ishte një nacionalist merkantilist, që nuk besonte as tek aleatët, dhe as në të drejtat universale të njeriut.

Lexo edhe :  Tiranë- Durrës, një garë breshkash

 

Ndërsa ai theksoi me saktësi disa nga sjelljet më të këqija të Kinës, ai i përçmoi miqtë tradicionalë të Amerikës, dhe kryesisht e injoroi sjelljen brutale të Rusisë, dhe dështoi të sigurojë ndonjë vizion për lirinë dhe demokracinë, për të mobilizuar opinionin ndërkombëtar. Për Joe Biden, agjenda ndërkombëtare fillon që në shtëpi: mposhtja e pandemisë së koronavirusit, shpëtimi i ekonomisë amerikane, shërimi i ndarjeve racore, dhe rivendosja e mirësjelljes, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj debatit publik amerikan. Për botën, ai ka thënë se është tashmë i gatshëm të bashkëpunojë me Kinën, madje edhe me Rusinë, në përpjekjen për të trajtuar problemet globale si ndryshimi i klimës, por theksoi se SHBA-ja nuk duhet të luajë rolin e lutëses. Për shembull, Kina, është padyshim më e sfiduar nga ngrohja globale sesa çdo vend tjetër. Administrata e Biden mund të bashkëpunojë me vendet e tjera të zhvilluara në një aleancë për të siguruar vaksinat anti-Covid në pjesët më të varfra të botës, dhe t’i ndihmojë ata me njëndihmë në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm, në vend se t’i ngarkojë ata me borxhe të mëdha për të financuar projekte të diskutueshme, siç po bën aktualisht Kina. Këto vende duhet ta bëjnë të qartë se si brenda po ashtu edhe jashtë vendit, ata dëshirojnë qëta trajtojnë problemin e pabarazitë në pasuri, dhe të zbatojnë rregulloren globale të tregtisë dhe të drejtave të njeriut në një mënyrë të drejtë për të gjithë. Për më tepër, demokracitë liberale duhet të ofrojnë mbrojtje ekonomike dhe të sigurisë ndaj atyre që ngacmohen dhe kërcënohen nga Kina apo Rusia. Liria duhet të shihet se është e zbatueshme nga të gjithë. Ne duhet t’i ndalojmë vendet e veçanta që të ndërmarrin veprime që janë thjesht të dëmshme për interesat e tyre. Mënyra më e mirë për të mbrojtur demokracinë liberale, është ta praktikoni atë brenda dhe jashtë vendit me “guximin dhe vetëbesimin” që kërkoi Kennan në fillimin e Luftës së Ftohtë. Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të siguruar mbijetesën e konceptit tonë mbi lirinë e njeriut. Dhe do të mbijetojë si e tillë.

 

Shënim: Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut, dhe një ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, është aktualisht kancelar i Universitetit të Oksfordit. /

 

“Project Syndicate” – Bota.al

Të fundit

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Lajme të tjera

Web TV