“Kryqëzohet” Princ Charles pasi hoqi me qëllim Meghan Markle nga fotografia

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Para pak ditësh, djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie festoi 2-vjetorin e lindjes. Vogëlushi mori mesazhe të shumta urimi nga pjesëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë gjyshin e tij, Princin Charles.

“Gëzuar ditëlindjen Archie, që sot bën 2 vjeç”, shkroi Princi Charles në urimin e tij.

Por së fundmi fansat e familjes mbretërore kanë vënë re se në foton me të cilin ai uroi nipin mungonte Meghan Markle.

Në fotografi shfaqej vetëm ai, Harry dhe Archie, ndërsa Meghan nuk dukej gjëkundi. Ndonëse në urimet e tjera nga familja mbretërore Meghan shihej kudo në foto, Princi Charles ka vendosur që ta “zhdukë” atë duke e prerë imazhin. Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga fansat e pallatit mbretëror dhe ata i janë kthyer kundër Princit Charles në rrjete sociale.

“Pse nuk e quan nipin tënd dhe pse e preve nënën e tij nga fotografia? Ke bërë shumë gabime vetë apo e ke harruar këtë gjë. Kjo nuk po ndihmon fare”, shkruan një ndjekës.

Princi Charles thuhet se është ende shumë i nevrikosur nga intervista bombë që Harry dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey. Çifti i njohur zbuluan shumë detaje të errëta nga pallati mbretëror dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Princi Charles e ka hequr Meghan nga fotografia.

“E trishtueshme! Shumë e trishtueshme kur supozohet se mbreti i ardhshëm pret nënën e nipit të tij nga fotografia”, shkroi dikush në rrjetet sociale.


Të fundit

Plagosja e 33-vjeçarit në Dimal, në pranga 2 autorët

Identifikohen dhe arrestuan dy autorët e plagosjes së 33-vjeçarit Iljaz Ismaili mbrëmë në Dimal. Policia ka shpallur në kërkim dhe...

Ndërvarësia financiare midis SHBA-së dhe Kinës reflekton tjetër realitet

Nga Almario Uka Globalizmi është në një sens të përgjithshëm, rritja e integrimit mbarëbotëror të sistemeve ekonomike, kulturore, politike, fetare, dhe shoqërore. Ndërsa, globalizimi financiar...

SHBA ndaj Shqipërisë si Hard love, (Dashuri e ashpër)

Nga Gazmend Kapllani Më vjen jashtëzakonisht keq që si shqiptar i Amerikës lidhem me Shqipërinë për të diskutuar diçka të tillë. E para, është turp...

Nuk është thjesht Berisha

Nga Plator Nesturi Vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur persona non grata ish- kryeministrin Berisha dhe familjen e tij natyrisht që përbën interesin...

Katër kandidatë për kreun e PD-së, Basha futet si kryetar për kryetar

Nga Fernada Cenko Një ditë para se të përfundojë afati i dorëzimit të kandidaturave për kreun e Partisë Demokratike, duke shpallur zyrtarisht garën për kryetar....

Lajme të tjera

Web TV