Ngjarje e rëndë në Londër: Gjendet foshnja e mbytyr në kanal, nis hetimi ndaj familjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnjë e porsalindur është gjendur e vdekur ditën e sotme në një kanal në veri-perëndim të Londrës. Nga mediat e huaja mësohet se oficerët dhe ndihmësit u thirrën rreth orës 13:19 minuta të mesditës së sotme, në Kanalin Grand afër Old Oak Lane, pasi foshnja u pa në ujë nga kalimtarë të zonës.

Foshnja u shpall e vdekur në vendngjarje dhe nga policia bëhet e ditur  se ka nisur një hetim urgjent në zonë dhe ndaj familjes së foshnjës së mbytur për shkak se nga ata nuk ka patur asnjë njoftim në lidhje me ngjarjen.

Ndër të tjera ,një zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër  tha : “Ne u njoftuam në 13:35 të mesditës së sotme në Old Oak Lane, NW10, për të raportuar një trup të një foshnjeje të gjetur në kanal”.

Sakaq, një numër rrugësh dhe shtigjesh që të lidhin me zonën janë bllokuar dhe në vendngjarje kanë mbërritur policia. Personelët e urgjencës të veshur me kostumet e zhytjes gjithashtu janë përfshirë për hetimin e ngjarjes tragjike.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV