Video-mesazhi i ambasadorit Soreca: Europa një histori e fillimeve të reja, t’i japim fund betejës me pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën e Europës, ambasadori i BE, Luigi Soreca është ndalur te pandemia e COVID dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fund asaj, si një mënyrë për të formësuar një fillim të ri për të gjithë europianët. Nëpërmjet një video mesazhi nga veriu i Shqipërisë, Soreca thotë se edhe Shqipërisë, sikurse Europës, i duhet pikërisht të fitojë luftën me COVID-19, duke shtuar se thirrja e BE për veprim është se ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’.

“Sot është Dita e Europës, unë ndodhem këtu në veri të Shqipërie për të nisur turin e takimeve 3 javorë që do zhvillohen në të gjithë vendin. Viti që po lëmë pas, ka qenë si asnjë më parë, Pandemia ka ndikuar në çdo aspekt të jetës. Kemi kaluar përvoja të vështira personale, sëmundje të dhimbshme, Shumë nga ju kanë patur vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur. Po, në të njëjtën kohë kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmërie dhe mbështetje. Ato çaste janë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar. Gjithmonë në situata të vështira, kupton se ku mund të mbështetesh. Europa është një histori e fillimeve të reja. Dhe kjo është ajo çka Europës, përfshirë Shqipërinë, i duhet tani. t’i japë fund pandemisë dhe të formësojmë një fillim të ri për të gjithë europianët, Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’, kjo është thirrja jonë e përbashkët për veprim”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e Sorecës.

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV