A do të kemi përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe? Ish-kreu i KQZ shuan shpresat e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se shanset që KAS t’i japë të drejtë PD për rivotim në 9 qarqet janë thuajse zero.

Sipas Kumes, edhe nëse ka abuzime, mund të ketë lëvizje mandatesh dhe jo ribërje të zgjedhjeve. Kume kërkoi që votat e pavlefshme të merret në dorëzim nga SPAK.

“KAS nuk do ta trajtojë fare këtë gjë. Që të përsëriten zgjedhjet duhet të ketë shkelje ligjore. Që vota është e pavlefshme nuk është shkelje ligjore. Votat e pavlefshme duhen referuar sipas qarqeve. Informacioni është i bollshëm dhe referues. Por KAS nuk do të përgjigjet fare.  KAS nuk shprehet për akuzat se zgjedhjet janë të pavlefshme se u blenë, apo se administrata u përdor.

Votat e pavlefshme duhen konfiskuar nga SPAK. Mund të ketë lëvizje mandatesh, por jo ribërje të zgjedhjeve. Ka probleme të shumta që ndeshi ky proces zgjedhor, mund të ketë ndikuar edhe në rezultat, por këto duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese. KAS është i ndërtuar në bazën e vullneteve politike”, tha Kume./GSH

Të fundit

Bashës nuk i del inati me kthimin e Berishës në PD: “Pazar për Xhaçkën”

Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes...

Çfarë po sjell era Bardhi për PD-në e Rithemelimit

Po ajo mënyrë funksionimi: E paqartë, e pa vendosur, e dyzuar dhe pa ide. Rithemelimi nën drejtimin e Gazmend Bardhit si numri dy, nuk...

Parashikimi i motit 15 Prill 2024, si do të ndryshojnë temperaturat

Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jenë dominant. Kjo...

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona...

Lajme të tjera

Web TV