Kur PD deklaronte se fitoren e tyre se ndalte dot asnjë manipulim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

PD avancojn kërkesat në betejën ligjore që po bën për zgjedhjet dhe akuzave të saj për manipulim. Në kërkesën e fundit i është kërkuar KQZ që të mos njohë rezultatin dhe të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe të vendit. Pra në të gjitha përveç tre qarqeve në të cilat PD ka fituar, në Shkodër, në Lezhe dhe Kukës. Për këtë janë përgatitur dhe një sërë dosjesh për të mbështetur këtë pretendim të tyre. Nëse çdokush ka të drejtën e tij për të ndjekur rrugën e ankesave dhe aspektin gjyqësor, ajo çfarë po bie në sy është se inisiativa e re e PD duket më së shumti thjesht mediatike, dhe kjo e nxitur thjesht nga kupola e selisë blu, sesa ka ndonjë rezonancë përtej saj. Vetë aleatët e tjerë të opozitës kanë pranuar rezultatin dhe madje në shumë raste bëjnë fajtor vetë PD si për votat e tyre ashtu dhe për rezultatin e përgjithshëm në tërësi. Për këtë ka patur deklarata publikë nga krerë partish aleate që krimi elektoral ndaj tyre ka ndodhur pikërisht në kutitë e votimit dhe që numëruesit e PD u kanë trafikuar votat në favor të betejës midis kandidatëve të PD përsa i përket votës individuale. Ndërsa PD duket se ka angazhuar një ushtri me avokatë për të këmbëngulur në nismën e saj, zhvillimet e vërteta që po ndodhin brenda selisë blu duket se janë të pa influencuara nga kërkesa për përsëritje për zgjedhjet. Pasi për shumë drejtues të brendshëm dhe vetë rezultati nuk vihet në dyshim, ashtu siç nuk e ndyshon dot asgjë humbjen e PD dhe në këto zgjedhje. Vetë grupi që i kërkon Bashës të japë dorëheqje e sheh si humbës të qartë për të cilën dutet të ikë nga drejtimi. Ndaj piruetat me deklarata që nuk njeh rezultatin por që ndërkohë do të paraqiten në parlament në shtator, shihet thjesht si një manovër për të fituar kohë e për të mpakur zërat kritikë brenda selisë blu dhe që i kërkojnë dorëheqjen Bashës. Akuzat për manipulime duket një alibi e qepur me pe të bardhë. Pasi nese kujtojmë deklaratat e drejtuesbve të PD përpara zgjedhjeve ato shprehnin siguri, se edhe nëse Rama tenton të manipulojë, askush nuk do e ndalte dot fitoren e PD. Kanë kaluar shumë pak ditë nga këto qëndrime…

Lexo edhe :  Partia Socialiste në skaner një vit përpara zgjedhjeve

 

 

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV