Njihuni me Elizabeth Norman, 7 vjeçarja e fiksuar pas hapësirës dhe është fëmija i parë që ka dërguar një objekt në Hënë. Astronautja nga Leicester, u fiksua pas hapësirës pasi shikoi uljen e Nasa’s Perseverance Rover në Mars vitin e kaluar dhe vendosi të ndërtonte raketën e saj.
Në janar, ajo nisi të ndërtonte një model kartoni të raketës Vulcan Centaur, i cili do të lëshohet në Hënë. Kur fluturoi rreth 10 metra në ajër, krijuesit e vërtetë të Vulcan Centaur u impresionuan dhe kontaktuan menjëherë me Elizabeth.
Ekspertët amerikanë i ofruan asaj një vend në bordin e kapsulës së parë hënore, e cila do të përmbajë artikuj që konsiderohen me fat. Ajo ka zgjedhur që të dërgojë një “sticker” që mban emrin e saj në rrjete sociale. ULA është porositur nga Nasa për të siguruar raketën pa pilot që do të ulet në sipërfaqen e Hënës.