Mos e gëzofshi sezonin çuna”, Artan Hoxha reagon për vrasjen në Vlorë: Është merita juaj që vlera e jetës së shqiptarit…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen e Bledar Birçajt mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të tij.

Hoxha thotë se qytetarët mezi po prisnin që bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj shtator 2021 me një ceremoni në Lungomaren e Vlorës, por “çunat problematikë” e inaguruan sezonin nën moton e vjetër “godit, asgjëso dhe largohu pa firo”.

Sipas gazetarit, është merita e këtyre “çunave” që vlera e jetës së një shqiptari është ulur në koston e një karikatori AK-47.

“Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….

ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 te “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…

Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!!

Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47”, shkruan Artan Hoxha.


Të fundit

Vrau tre fëmijët e saj, gjykata e shpall të pafajshme

Një 44-vjeçare britanike, që mbyti tre fëmijët e saj u shpall e pafajshme me arsyetimin se vuan nga çrregullime...

Mero Baze: Gjyqi Berishës në Francë si gjyqi i Fazlliçit në Londër

Në vitin 2008, ndërsa kisha bëra disa emisione investigative rreth Damir Fazlliç dhe bizneseve të tij me Argita Berishën, prokuroria u vu në lëvizje....

Kishte lënë takim me 14-vjeçaren për të kryer marrëdhënie s*ksuale, i riu e pëson keq (Video)

Studenti 27-vjeç Minesh Patel është arrestuar në Londër në vendin ku ishte dashur të takohet me një 14-vjeçare, me të cilën synonte të kryente...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, hetuesit grekë zbulojnë detaje tronditëse

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares që u mbyt në sy të foshnjës, ndërsa burrin grabitësit e lidhën. “Ata donin...

Rrëzohet teksa luante me biçikletë 10-vjeçari në Maliq, niset me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë 10 vjeç është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë, teksa ka qenë duke luajtur me biçikletë në fshatin Leminot të Maliqit. 10-vjeçari është nisur...

Lajme të tjera

Web TV