Rama “shkrin” strukturat e PS-së, në qershor mbledh kongresin e Jashtëzakonshëm

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur deputetët e PS-së të rinj dhe të vjetër pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në fjalën e tij, Rama ka bërë të ditur se pas fitimit të zgjedhjeve është momenti i duhur për të thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së.

Ai paralajmëroi se PS-ja më 12 qershor do të ketë 30-vjetorin dhe se do të jetë momentin edhe për rifreskimin e PS-së.

“Kongres të jashtëzakonshëm, por edhe të paraqesim edhe vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës, por puna do të nisë tani. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zgjedhë edhe asambelenë kombëtare kur do të hyjnë më të mirët. Jemi gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër. Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë në asnjë mënyrë dy të parëve në marrëdhëniet me opozitën, sado që të na sulmojnë të na shajnë dhe të provokojnë nga legjitimimi i dhënë nga votuesit, nga mos gëlltitja e humbjes së tyre”, tha Rama.

Rama më tej ka dhënë mesazhin për vazhdimin e të gjithë punës duke i thënë se kushdo që nuk arrin objektivin, duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër.

Rama: Të gjithë duhet të ndiheni fitues si pjesë e kësaj skuadre fituese dhe duhet të jeni gati të punoni në parlament, në qeveri për ta kthyer këtë fitore tonën në fitore të madhe për Shqipërinë. Pavarësisht arritjeve, të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore. Ndërkohë dua që të jem i qartë dhe për faktin se për mua, sic e kam thënë dhe para ndeshjes, nuk kanë rëndësi votat individuale, por triumfi i PS dhe synimi i objektivave në nivel qarku.


Të fundit

Manastirliu: Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes

Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes si ata në Shqipëri. Kështu...

11-vjeçari vret veten me armën e shërbimit të babait polic

Një djalë 11-vjeçar në Itali ka qëlluar veten me armën e shërbimit të të atit që punonte si karabinier. Si pasojë e plumbit që...

Anxhela Peristeri reagon pasi u rendit e 21 në Eurovizion: Është çdo gjë politike

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka reaguar pasi u rendit e 21 në Eurovizion. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja u bën të...

Ibsen Elezi sulmon Agron Shehajn: Nuk ka kostum politik për të drejtuar PD-në

Ibsen Elezi, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, ka deklaruar se kjo garë duhej të kishte më shumë barazi dhe...

“Shkëlqimi i engjëjve”, veshjet më spektakolare të Eurovision 2021 (Foto)

Në qytetin e Roterdamit u zhvillua këtë të Shtunë festivali i madh i muzikës Evropiane. Edicioni i 65-të i Eurovision pati shfaqje madhështore, si...

Lajme të tjera

Web TV