U ekzekutua në mes të Vlorës/ Biznesmeni bashkë me vëllanë rrahën ish-juristin e Hipotekës në 2010 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme që tronditi qytetin e Vlorës.

Mësohet se 40-vjeçari Bledar Birçaj që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit në 21 dhjetor 2010 së bashku me të vëllanë Elton Birçaj rrahën ish-juristin e Hipotekës së Vlorës, shtetasin me iniciale F.H, raportojnë burime për mediat.

Shkak i kësaj ngjarje është bërë, problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës. Për atë ndodhi vite më parë dy vëllezërit u porcedua në gjendje të lirë.

Më pas Birçaj, është arrestuar dhe në 27 janar 2011 nga policia dhe prokuroria e Vlorës pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.

Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45 ditor dhe më pas në 9 mars 2011, gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fund të procesit ai kishte përfituar dhe dëmshpërblim për shkak të akuzës së padrejtë, shkruan Newsbomb.

Të fundit

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

“I shtyrë deri në kufi”: ishulli i vogël grek në pamjet e kontrabandistëve të njerëzve

Frika për një rrugë të re migrimi rritet pasi më shumë se 800 njerëz zbarkojnë në Gavdos, popullsi më pak se 70, brenda pak...

Lajme të tjera

Web TV