Shkarkimi i presidentit/ A do të paraqitet Ilir Meta në Komisionin Hetimor?

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Për herë të dytë në pak kohë, maxhoranca socialiste ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për nxjerrjen e Ilir Metës përfundimisht nga presidenca.

Ndërsa tentativa e parë mbeti në rrugë pas sugjerimit të Venecias, kur parlamentit të “vjetër” i ka mbetur edhe pak kohë në dispozicion, PS po punon edhe në fundjavë për ta çuar kësaj radhe në fund, nismën për shkarkimin e Ilir Metës.

Duket se socialistët e kanë marrë më seriozisht, dhe po seriozisht thotë se e ka edhe presidenti, i cili “përbetohet” se do jetë në zyrë deri në ditën e fundit të mandatit të tij

Socialistët po nxitojnë të kapin afatet me Parlamentin aktual, ku falë votave të opozitës së re, kanë treguar se gëzojnë shumicën kushtetuese për të shkarkuar Ilir Metën.

Ilir Meta nuk njeh Komisionin dhe as aktet e tij

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit ka caktuar datën 18 maj, për të thirrur në seancë dëgjimore Ilir Metën. Gjithsesi, Komisioni i ka lënë dorë të lirë kreut të shtetit, duke lënë të hapur mundësinë për të zgjedhur edhe një ditë tjetër brenda javës që vjen.

Mundësia që kreu i shtetit të zgjedhë një datë, erdhi pas precedentit të krijuar në Komisionin e Ligjeve, ku kreu i shtetit refuzoi të paraqitet në datën e caktuar. Meta refuzoi të ishte pranishëm në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve për t’u mbrojtur mbi nismën e ndërmarrë nga socialistët për shkarkimin nga posti i presidentit. Përmes një letre,  Meta arsyetonte se e kishte agjendën e zënë dhe se për këtë ai është i gatshëm të jetë prezent në datën 10 Maj. Spostimi i datës u pa si tentative e Metës për të djeguar afatet kushtetuese, prandaj socialistët vendosën që ta kalonin nismën e 49 deputetëve në parlament, pa pritur Ilir Metën.

Lexo edhe :  “Defender Europe 21” bashkon në shesh Ramën dhe Metën 

Burime për Gazetën SHQIP bëjnë me dije se kreu i shtetit do ta refuzojë thirrjen e deputetëve dhe nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore. Gjithsesi, pjesëmarrja është një detyrim ligjor, edhe pse spostimi i datave mund të jetë në favor të kreut të shtetit, për të nxjerrë jashtë afateve ligjore nismën për shkarkimin e tij.

Kujtojmë se Presidenca e ka bërë të qartë se nuk do të njohë as asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore, të atij që e quan “Kuvend njëpartiak”.

Heshtja e PD, a po i ofrohet presidenca?

Thirrja e presidentit në Komisionit Hetimor ka një simbolikë të veçantë nëse i referohemi datës së vendosur. Është pikërisht 18 maji, një ditë pas marrëveshjes së famshme të 17 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në atë kohë kryedemokrati doli nga çadra për t’u bërë pjesë e qeverisë teknike, ndërsa katër vjet më pas, PD “ndodhët sërish në rrugë” dhe nuk pranon humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse rezultati është certifikuar nga ndërkombëtarët dhe institucionet e shtetit shqiptar.

Maxhoranca i ka shtrirë sërish dorën Lulzim Bashës, për një bashkëpunim pa “vija të kuqe”, ku në tavolinë është edhe posti i presidentit.

Nga selia blu nuk ka asnjë koment rreth nismës për shkarkimin e Metës, ku në heshtje duket se Basha është dakord me Ramën, për “pastrimin” e presidencës. Nga ana tjetër, Edi Rama ka deklaruar disa herë publikisht se për zëvendësimin e Kreut të Shtetit do të konsultohet edhe me Partinë Demokratike.


Të fundit

Shokët i shpërndanë në WhatsApp videon ku kryente marrëdhënie seksuale, 31-vjeçarja vret veten

Prokurorët në Napoli kanë hapur një hetim për vdekjen e një vajze të re e cila besohet se ka...

Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore, transportohet me karrocë në spital (Video)

Një video është publikuar në media, ku shihet ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano i cili mbërrin në një spital privat në Tiranë. Ai...

Pamje spektakolare/ Satelitët e Elon Musk “pushtojnë” Europën, kalojnë edhe në Fier (Video)

Satelitët e manjatit të biznesit, Elon Musk, që kanë “shëtitur” qiejt e Europës, kanë kaluar edhe në Fier. “BalkanWeb” ka publikuar një video, ku shihen...

Plas arma në Borsh, plagoset një person

Disa çaste më parë janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në Borsh të Sarandës, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për të plagosur. Nuk...

Gjykata rrëzon kompaninë turke dhe i jep të drejtë Ministrisë së Mjedisit: Nuk do të ndërtohet HEC në Vjosë

Gjykata Administrative ka mbështetur kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe shoqërive civile apo dhe shoqatave të angazhuara për mbrojtjen e mjedisit, lidhur me ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV