Shokuese në Greqi/ Grabitësit mbysin 20-vjeçaren, i dhunojnë burrin, vjedhin edhe 10 mijë euro në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur sot Greqinë, ku një 20-vjeçare ka mbetur e vrarë gjatë grabitjes së banesës së saj. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një shtëpi në Glyka Nera, në Rrugën Panagouli 10.

Sipas informacionit të parë, nëna e një foshnje 11-muajshe u gjet e mbytur, ndërsa burri i saj 32-vjecar i prangosur në një karrige. Në momentin e grabitjes, në banesë ishte dhe foshnja 11-muajshe e çiftit, e cila fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat greke raportojnë se grabitësit fillimisht e torturuan gruan për t’i zbuluar se ku kishte fshehur paratë dhe bizhuteritë dhe më pas e mbytën, ndërsa ata varën edhe qenin e familjes. Mësohet se grabitësit kishin hyrë në banesë nga një dritare e vogël në katin përdhes.

Nga informacionet paraprake thuhet se burri i 20-vjeçares arriti të zvarritet deri tek telefoni i tij dhe të lajmërojë policinë për krimin brutal. Autorët së pari e vranë qenin që të mos lehte dhe e varën në kangjella. Sipas raportit të policisë, tre autorë, të maskuar me kapuç, hynë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri. Sipas ERT, burri i gruas fatkeqe, me profesion pilot, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 euro, e cila u grabit nga autorët e krimit. Foshnja u dërgua në spital, ku u gjet se ishte mirë me shëndet dhe më pas u kthye me të afërmit në Glyka Nera.

Të fundit

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Lajme të tjera

Web TV