Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën e Veternikut në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Nga pamjet që ka siguruar Telegrafi, shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë pasi që dy veturat janë dëmtuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti. Ahmeti ka treguar se nga ky aksident dy personave iu është ofruar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti. /Telegrafi/