Dita Botërore e Infermierëve/ Mesazhi i Manastirliut: Angazhimi juaj në fushatën e vaksinimit, një punë e madhe në dobi të shëndetit të popullatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Presim doza të tjera vaksinash. Do të ulim fashën dhe do të zgjerojmë kategoritë e vaksinimit për shërbimet kritike”

12 Maj, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, ka falenderuar infermierët dhe vaksinatorët, duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e palodhur në këto muaj të Pandemisë.

“Angazhimi juaj në këtë fushatë të vaksinimit masiv, përpos gjithë punës që ju bëni në qendrat shëndetësore, është me të vërtetë një punë e madhe, e rëndësishme në dobi të shëndetit të popullatës. Ndaj unë sot kam kënaqësinë të jem këtu mes jush dhe nëpërmjet jush, dua të falenderoj të gjithë vaksinatorët tanë, kudo në sistemin tonë shëndetësor, në qendra shëndetësore, në pikat e vaksinimit të përqendruar për punën e madhe dhe gjithë sakrificën që ju keni bërë ditëve të javës, pasditeve, ditëve të shtuna, ditëve të diela, për të mundësuar një vaksinim me ritme të larta të popullatës”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se ritmet e vaksinimit do vijojnë të shtohen dhe fasha e moshës do të ulet sërisht.

“Në këto momente, duke qenë dhe përpara sezonit të turizmit, ne do të përpiqemi që, me sasitë e disponueshme të vaksinave që kemi dhe atyre që presim që të na vijnë, të ecim sa më shpejt me ritme të larta për procesin e madh të vaksinimit, i cili do të vijojë edhe me grupe të tjera, sipas planit të vaksinimit të kombinuar. Pra me grupe të tjera të riskuara në shërbimet kritike, por edhe duke ulur fashën e grupmoshës”, deklaroi Manastirliu.
Duke vlerësuar procesin e vaksinimit me ritme të larta, Manastirliu ka bërë me dije se deri tani janë kryer mbi 622 mijë vaksinime antiCOVID, mes të cilëve 180 mijë qytetarë I kanë kryer të dyja dozat e vaksinës.

Lexo edhe :  Veliaj pret ambasadorin e Egjiptit: Bashkëpunim mes Aleksandrisë dhe Tiranës

Më herët, Ministrja Manastirliu vizitoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku vlerësoi punën e stafeve infermierore në këtë qendër terciare dhe në të gjithë Shqipërinë.

Të fundit

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

Lajme të tjera

Web TV