Vrasja e Everest Çakës/ Artan Hoxha tregon fill e për pe historinë: Ia vranë vëllanë në Spanjë, “hasmit” i shkuan në varrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur të gjithë historinë e plotë që fshihet pas vrasjes së Everest Çakës, dje në Elbasan. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka bërë me dije se ishte vëllai i Çakës ai që kishte kërkuar punë nga Florenc Alikaj për të shitur kokainë për t’u vrarë pak kohë më vonë nga “Nel Çami”. Gazetari ka treguar se ky i fundit, pas ekzekutimit të gjithë familjes së tij, është zhdukur drejt Amerikës Latine, duke u kthyer në një personazh të rëndësishëm.

“Çaka nuk ka shkuar në varrimin e “Arjanit të Vogël”, kishte kohë që kishte distancë me të. Alfond Çaka kishte shkuar në Spanjë me familjen dhe dëgjoi se atje ishte Florenc Alikaj. Ka kërkuar punë. Alikaj ishte përfshirë në trafikun e kokainë dhe i ka dhënë punë. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. E kërkon për ta takuar, nuk i del. E gjen në një lokal dhe në prezencë të njerëzve të tjerë e qëllon me shuplakë. Vjen Zenel Çami, mik i ngushtë me Florencin dhe shkojnë në një restorant. Rrugës ndalojnë në një karburant, shkon Çaka dhe qëllon. por i bllokohet arma. Në këtë moment Nel Çami e qëllon dhe e vret. Mbas ngjarjes, vëllai i Florencit shkon tek familja e Everesit dhe i shpjegon ngjarjen dhe i thotë që djalin tuaj nuk e ka vrarë djali ynë. Familjarët i shkojnë edhe në varrim. Florenci shkon në Itali dhe kthehet pas 7 muajsh se i ka lindur nusja por kapet nga Policia.

Alikaj nuk tregoi prezencën e Nel Çamit sepse mendonte se i shpëtoi jetën. Mbas këtij momenti nuk është parë më. Florenci shkon në burg, nuk pranon të tregojë të vërtetën, pagoi para dhe u dënua nga 16 në 6 vite burg. Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Vret vëllain shofer. Më pas Florenci kthehet në Elbasan, ekzekutohet edhe ai. Në pamundësi për t’u hakmarrë ndaj Nelit, vendos për familjarët e tij. Ka hyrë në banesë dhe ka vrarë dy vëllezërit dhe bananë e tij. Informacioni i fundit për Nel Çamin është se gjendjet në Amerikën Latine. Nuk është vërtetuar kurrë se autori apo porositësi Çaka,”-tha gazetari.

Të fundit

Shkrirja e akullnajave lehtëson ardhjen e specieve pushtuese

Shkrirja e akullnajave hap rrugën për ardhjen e specieve pushtuese që mund t'i vënë në vështirësi speciet vendase. Gjeorgjia e...

Tabela trigonometrike e topografëve nga 3700 vjet më parë

Një pllakë balte babilonase e zbuluar një shekull më parë ka zbuluar misteret e saj: është tabela më e vjetër trigonometrike, e përdorur nga...

Dalja befasuese e Henry Winter një shenjë e evolucionit të thyer të mediave të futbollit

Shkrimtari i Times ndoshta gjëja më e afërt që gazetaria e futbollit kishte me një personazh të famshëm, por loja dhe mënyra se si...

Arsimi ishte lehtësisht i arritshëm për personat me aftësi të kufizuara gjatë Covid

Pandemia tregoi se mësimi në distancë është efektiv. Është absurde që universitetet po kthehen në procese që na përjashtojnë Rosie Anfilogoff Rruga ime për në universitet...

Kharkiv rrezikon të bëhet ‘Alepo i dytë’ pa ndihmën e SHBA-së

Banorët e qytetit të dytë të Ukrainës tregojnë për ndikimin e sulmeve në rritje ruse që synojnë periferitë dhe furnizimet me energji elektrike Dan Sabbagh/...

Lajme të tjera

Web TV