I shpëtoi operacionit ku u arrestuan 22 persona, ja kush është shqiptari i ekstraduar në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbër Kojku, 29-vjeçari i kërkuar nga Karabinierët e Livornoa për operacionin “Dy botë”, u arrestua në Shqipëri në janar të këtij viti dhe sot është dërguar në burg në Itali. I riu i shpëtoi kapjes më 26 shkurt 2019 si pjesë e operacionit “DY BOTË” të Njësisë Hetuese të Livornos ku u arrestuan 22 persona.

Mediat italiane raportojnë se 29-vjeçari konsiderohet si një nga kujdestarët e magazinës ku grupi fshehu drogën, në San Giuliano Terme, në zonën e Pisan.

Në këtë zonë, më 20 mars 2018, autoritetet italiane kapën 80 kilogram marijuanë, të depozituara.

“Grupi kriminal shqiptar ishte kanali i furnizimit për dy trafikantë me origjinë napolitane në ishullin Elba. Ky i fundit, që i përkiste familjes Tommaselli dhe i lidhur me klanin që vepronte në rrethin napolitan të Pianura, u vendos kohët e fundit në Campo nell’Elba, ata e blenë drogën nga të dyshuarit shqiptarë dhe e rishitën”, shpjegon policia italiane.

Në më shumë se dy vjet hetime, policia sekuestroi mbi 126 kilogram marijuanë, më shumë se pesë kilogramë hashash dhe rreth 200 gram kokainë. Në tërësi, 23 u arrestuan si pjesë e operacionit.

Të fundit

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan...

Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden. Me këtë...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte 6 muaj më...

“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi”/ Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte. Ai i cilëson pjesë të një loje  deklaratat e fundit...

Pas temperaturave të larta, ky qytet ‘pushtohet’ nga breshëri dhe shiu

Pas temperaturave të larta, zona e Mirditës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe nga breshëri. Pothuaj i gjithë territori i Shqipërisë është...

Lajme të tjera

Web TV