Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-COVID

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qeveria e Kroacisë vendosi të enjten që të dhurojë 20,000 vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të dyja vendet do të përfitojnë nga 10,000 vaksina.

Një javë më herët, Qeveria kroate njoftoi se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën.

Nuk u bë e ditur se për cilin lloj të vaksinës bëhet fjalë, por Kroacia prokuron vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Kroacia, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka vaksinuar deri më tash 21.7 për qind të popullsisë. Prej tyre, 6.2 për qind kanë marrë nga dy doza të vaksinës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kroaci ka arritur në mbi 348,000, ndërsa i viktimave 7,623.


Të fundit

Tha se e dhunuan në polici, dalin pamjet kur marokeni rrihet barbarisht nga dy kamarierë në Durrës (Video)

Mediat kanë siguruar pamjet e dhunës së dy kamarierëve të një lokali në lagjen nr.6 në Durrës, ndaj një...

Pazare për prona/ Deputetit shqiptar i dalin mesazhet që shkëmbente në Kuvend (Foto)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës është fotografuar teksa shkëmbente mesazhe për pazar të tokave. Në disa...

Varej nga ballkoni për t’iu fshehur gruas/ MC Kevin ra për vdekje pas ‘maratonës’ së drogave e seksit

Këngëtari brazilian MC Kevin mund të ketë rënë për vdekje nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit prej influencës së drogave të shumta...

Trafik droge/ Shoqërohen në Polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut

Janë shoqëruar në polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut. Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të tyre në Polici. Nga ana tjetër ata janë...

“Çështje edhe më të vështira po vijnë”/ Yuri Kim: SHBA do të jetë më Shqipërinë derisa drejtësia të jetë funksionale

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish për Reformën në Drejtësi, teksa thekson se ajo është e vërtetë. Duke u ndalur te Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV