Pëllumb Pipero kërkon lehtësimin e masave anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet i bindur se Shqipëria e kaloi fazën kritike nga pandemia. Për këtë i referohet rënies së thirrjeve nga pacientët e prekur me Covid si dhe uljes së ndjeshme të pacientëve të shtruar në Infektiv.

Nëse vaksinimet do të vijojnë me këto ritme brenda muajit qershor, thotë Pipero, do të çlirohemi nga Covid-19.

Me përmirësimin e ndjeshëm të situatës edhe doktor Pipero i rekomandon ekspertëve të komitetit, lehtësimin e masave anti-covid.

“Situata është shumë më mirë, brenda pritshëmrive tona. Kemi parë raportin e rasteve të reja të infektuara me tamponët, që është te 1-2%, dikur ishte 20-25%. Kemi parë raportin e rasteve të infektuara me ato të shtruara, që lëviz me 15 apo 20 herë dhe kemi parë raportin e rasteve të shëruar me ato aktive, që tregojnë se kemi një situatë shumë optimiste. Të shtruarit në spitale janë mbi 50 vjeç. Kemi edhe raste të rënda, por po përpiqemi të mos kemi më humbje jete. Në rast se vaksinimi që është kthyer në faktor kryesor të frenimit të pandemisë, ecën me këto ritme, gjysma e parë e qershorit do të vijë me imunitetin e tufës të arritur. Ka ardhur koha që Komiteti Teknik të rishikojë dhe lehtësojë masat shtrënguese javën që vjen apo në fillim të muajit tjetër”, tha Pipero në A2.

Të fundit

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Lajme të tjera

Web TV