Për shqiptarët që i zhgënjeu raketa kineze

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Tronditja ishte e madhe kur portalet nisën të transmetonin lajmin se raketa kineze “Long March 5B”, e cila kishte humbur kontrollin në hapësirë dhe i ishte drejtuar tokës si shigjetë, diku mes orës 03.00 – 06.00 të mëngjesit të 9 majit 2021, kishte një probabilitet të mundshëm, të binte dhe mbi territorin shqiptar. Një gjë e tillë na kujtoi tmerrin që hoqën ndërsa kometa “Halley” e cila 35 vite më parë me trajektoren e saj mund të na kishte bërë qametin. Por ja që Perëndia vuri dorë dhe e shmangu katastrofën. Këtë herë katastrofa vinte nga dora njerëzore. Por nuk është se kjo i trembi aq shumë shqiptarët sa të rendnin nëpër zyra noterie, të zinin radhën e të linin testamentet. Shumë prej tyre, e morën me avashllëk këtë punë, madje me shumë optimizëm dhe nga shtrati, tek mbanin sytë përtej dritares, për ta parë spektaklin. Nisën lumin e komenteve pas çdo lajmi që afishonin agjencitë mediatike, e ku flitej për “kërcënimin” kinez ndaj Shqipërisë: Inshallah bie në Parlament! Ç’është kështu bre burra? Mos u nxitoni, shqiptarë janë dhe ata. Mirëpo ca e ca, të mllefosur boll, u përgjëruan që mbetja e raketës 20-tonëshe, të bënte atë që nuk bëri dot Covidi. Dhe të mendosh që një pjesë e mirë e mallkuesve-komentues ishin nga ata që kishin mbajtur radhën për të votuar në 25 prill. Por ja që kishin ndërruar mendje dhe ishin bashkuar me ca të tjerë, që kishin të njëjtën dëshirë, pra raketa të binte… jo mbi kryeministrinë, as mbi godinën e Ministrisë së Jashtme apo tek ajo e Mbrojtjes, madje as te Bashkia e Tiranës, por drejt e mbi sallën plenare. Të thuash që ky është një tregues se sa shumë i duan shqiptarët politikanët e tyre? Për vete u tremba qamet sa, nisur nga histeria, besova që të hënën e 10 majit, nuk do zhvillohej seanca e radhës dhe Presidenti nuk do shkarkohej nga detyra. “S’na u ndanë kinezët, – mendova. – Nga njëra anë po bëjmë vaksina kineze të mbrohemi nga Covidi, nga ana tjetër na duhet të mbrohemi nga raketa, po kineze. Le po prishëm dhe bunkerët e merhumit. Të paktën strehoheshim aty: -Alarm ajror. Futuni në strehimet më të afërta… Vendosa të qëndroja zgjuar e ta shihja me sytë e mi katrahurën… Nata ishte e gjatë, qielli i pastër. Kur hap sytë ora ishe 08.00 e mëngjesit. Kisha fjetur sa nuk kishte top e raketë të më zgjonte. I hedh një sy portaleve. Marr vesh se “Long March 5B” kishte rënë andej nga oqeani indian. Ia hodhëm dhe kësaj radhe, – mendova. Pastaj u kujtova: Po deputetë? Çfarë shansi. Me siguri do kenë bërë pakt me djallin.


Të fundit

Shokët i shpërndanë në WhatsApp videon ku kryente marrëdhënie seksuale, 31-vjeçarja vret veten

Prokurorët në Napoli kanë hapur një hetim për vdekjen e një vajze të re e cila besohet se ka...

Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore, transportohet me karrocë në spital (Video)

Një video është publikuar në media, ku shihet ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano i cili mbërrin në një spital privat në Tiranë. Ai...

Pamje spektakolare/ Satelitët e Elon Musk “pushtojnë” Europën, kalojnë edhe në Fier (Video)

Satelitët e manjatit të biznesit, Elon Musk, që kanë “shëtitur” qiejt e Europës, kanë kaluar edhe në Fier. “BalkanWeb” ka publikuar një video, ku shihen...

Plas arma në Borsh, plagoset një person

Disa çaste më parë janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në Borsh të Sarandës, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për të plagosur. Nuk...

Gjykata rrëzon kompaninë turke dhe i jep të drejtë Ministrisë së Mjedisit: Nuk do të ndërtohet HEC në Vjosë

Gjykata Administrative ka mbështetur kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe shoqërive civile apo dhe shoqatave të angazhuara për mbrojtjen e mjedisit, lidhur me ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV