Shqiptari tregon hallet në gjykatë: Shes drogë se kam babain me kancer dhe gruaja nuk bën fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri shqiptar nisi të shpërndante drogë me qëllim të që mblidhte para për të përballuar shpenzimet për trajtimin e të atit me kancer dhe për t’u bërë me fëmijë. Oresti K. 28-vjeç u ndalua nga policia në Cardiff në 27 Prill, pasi vunë re një sjellje të çuditshme dhe kur i kontrolluan makinën, brenda gjetën të fshehura disa qese me pluhur të bardhë dhe 130 paund.

Pas kësaj oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë e të riut ku i gjetën më shumë se 2 mijë paund kesh dhe çelësat e një tjetër makinë. Edhe brenda mjetit të dytë u gjet pluhur i bardhë.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të mërkurë në gjykatën e Cardiff u zbulua se i pandehuri ishte arrestuar dhe droga ishte çuar për analizë. Në total, atij iu gjet një sasi prej 347.6 g kokainë me vlerë tregu deri në 14,800 paund.

Avokati mbrojtës tha se 28-vjeçari ishte shqiptar, por kishte nënshtetësi greke me leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, ku kishte 3 vjet që jetonte. Sipas avokatit, paratë që fitonte nga shitja e drogës, shqiptari i dërgonte në Athinë, pasi i ati ishte me kancer terminal dhe kishte nevojë për trajtim privat që është i kushtueshëm.

Avokati zbuloi gjithashtu se 28-vjeçari dhe partnerja e tij po përpiqeshin të krijonin familje dhe po ruanin para për fekondim in vitro. Në përfundim shqiptari u dënua 32 muaj burg.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV