Zgjedhjet/ Basha në tur elektoral për të mbajtur partinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e tij të takimeve në Shqipëri, ku pas Durrësit, dje radhën e ka pasur Lezha. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se PD-ja premtoi një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe këtë gjë do e arrijë. Sipas Bashës, asgjë nuk ndodhi rastësisht në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama. “Në këtë betejë ne dolëm ballëhapur para atyre. Pa asnjë pushtet, me bashkinë e vjedhur nga procesi kriminal i 30 qershorit. Me drejtësinë në gjunjë që i lëpihet Arben Ndokës, që jo më kot e lëshuan një javë para zgjedhjeve, njësoj si Altin Hajrit, ja hoqi sekuestron OFL-ja, që në fakt është Operacion Kriminal Negocimi i Edi Ramës me krimin. Jo, jo aspak, përkundrazi, ne u futëm në këtë betejë sepse ne e dinim që shqiptarët donin dhe duan ndryshimin. Që shqiptarët donin dhe duan një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për familjet e tyre”, tha Basha.

Justifikimi i humbjes

Kreu i opozitës tha se për rezultatet në zgjedhje dhe sidomos në Lezhë duhet që demokratët të qëndrojnë kokëlart, duke justifikuar edhe humbjen edhe përgjegjësinë e dorëheqjes. “Të jemi bashkë dhe të jemi me kokën lart dhe kjo vlen në radhë të parë për ju drejtuesit e betejës në qarkun e Lezhës dhe vlen për të gjithë demokratet dhe demokratët shqiptarë dhe qindra e mijëra simpatizantë dhe mbështetës të cilët udhëhoqën dallgën për ndryshim më 25 prill. Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale, familjare. Sakrificë 8 vjeçare që kjo dallgë shprese dhe besimi tek ndryshimi u ngrit dhe pushtoi Lezhën dhe mbarë Shqipërinë”, tha Basha. Sipas tij, edhe pse demokratët u votuan masivisht, vjedhja e Ramës, sipas Bashës nuk la që të fitonte Partia Demokratike. “Fal jush dhe sakrificës tuaj personale që beteja më e pabarabartë, prapë se prapë nuk ja doli ta ndalte vullnetin e mbi 680 mijë votuesve, duke llogaritur dhe ata votat të cilat u pavleftësuan nga marifeti i Edi Ramës, të koalicionit tonë, të cilët sfiduan frikën, shantazhin, shit-blerjen e votës, kërcënimet me largimet nga puna, joshjen, bandat kriminale dhe votuan për ndryshimin. Asgjë nuk ndodhi rastësisht”, tha Basha.

Kodi Elektoral

Kreu i opozitës tha se humbja e PD erdhi edhe për shkak të kodit elektoral. “Tek po vija këtu, i thash Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre. Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e ditë përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal”, tha Basha.

 

Kadilli nis fushatën për të ‘rrëzuar’ Bashën

 

Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur publikisht kandidimin e tij për kryetar të PD i është drejtuar me një videomesazh të gjithë demokratëve. Postimi i tij duket si nisje e fushatës brenda partisë pasi përsërit akuzën ndaj kryedemokratit se është fajtor për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. “Demokratë dhe mbështetës të PD, më e keqja ndodhi. Një kundërshtar diabolik u rikonfirmua në qeveri. Ne demokratët e shohim veten përsëri në opozitë. Hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet”, thotë ai. Kadilli ngre pyetje se kush është lodhur deri në rraskapitje me vonesat dhe paqartësitë e lidershpit. Pas thotë se shqetësimet që i ngritën liderit ranë në vesh të shurdhër, thekson se është koha për të qenë demokratë dhe për të ofruar një qasje të re e projekt politik për PD. “Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren? Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit? Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm? Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin?”, shtron pyetjet Kadilli. Në video ai i fton të gjithë që t’i  bashkohen për të krijuar një opozitë të re.

Lexo edhe :  Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

 

Patozi: Një Shqipëri bipolare është e zymtë

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, me anë të një postimi në Facebook, shprehet se “është fakt i pamohueshëm se këto zgjedhje i dhanë të drejtë sistemit politik bipolar”. “Pas 25 prillit ata që i mëshojnë idesë se Shqipërisë i mjaftojnë dy parti, njëra në pushtet dhe tjetra në opozitë, kanë më shumë argumente për t’u ndjerë të realizuar dhe të lumtur. Mjafton të shikosh se me çfarë arrogance po e përcjellin rezultatin e 25 prillit të dyja palët, si fituesit ashtu edhe humbësit, për t’u bindur se shërimi nuk mund të vijë prej garnizoneve politike, por nga pjesa tjetër e shoqërisë. Njëra palë po i gëzohet fitores së tretë, që nuk e di për çfarë arsyeje jopolitike konsiderohej e pamundur, kurse tjetra po fërkon duart ngaqë ka arritur të sigurojë monopolin e opozitës për katër vjet. Por është iluzion të mendosh se ato janë ushtri të pathyeshme, sepse politika është dinamike dhe si e tillë e paparashikueshme në terma afatgjatë”, shkruan Patozi. Patozi thekson se “problemi është se Shqipëria nuk mund ta presë ndryshimin asnjëherë nga qeveria, sepse asaj as i takon, as e ka për detyrë, dhe as që i shkon ndërmend ta sjellë, sidomos në kushtet, kur nuk i ka dalë keq, të paktën në tre zgjedhjet e fundit”. Sipas tij, e gjithë barra është e opozitës. “E gjithë barra është e opozitës, e cila në rastin më të keq duhet të rishpikë vetveten, që minimumi të shpresojë një përmbysje të raporteve të forcave politike në vend në zgjedhjet e radhës. Koha ka treguar se opozita e mund qeverinë, vetëm në rastet kur tregon se është e ndryshme prej saj, dhe jo kur thjesht e rivalizon për t’i marrë pushtetin. Kjo është ligjësi e përbotshme, e cila është provuar me një saktësi perfekte edhe në Shqipëri, sa herë ka pasur zgjedhje”, shprehet Patozi.

Të fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Çfarë po ndodh? Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën...

“Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën”, Haklaj: SPAK do t’i shkojë deri në fund

Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas tij, Rithemelimi nuk kërkoi komision...

Lajme të tjera

Web TV