‘E qëllon me grusht dhe i merr paratë në rrugë’, disa të arrestuar, të tjerë në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa të arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale nga policia e kryeqytetit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 26 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, gjatë një konflikti, ka kanosur me një shufer hekuri shtetasin M. B.

Më datë 13.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Manhatan”, Kamëz, për motive të dobëta, ka goditur me grusht dhe i ka marr një shumë parash shtetasit E. L., 29 vjeç.

Shtetasi E. K., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

Shtetasi A. G., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit u kap dhe u ndalua shtetasi I. P., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Sh., 50 vjeç dhe Xh. D., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 13.05.2021, shtetesja A. M., 43 vjeçe, kallëzon se në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë i kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo edhe :  Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV