Frrok Çupi: Opozita ndodhet në minutën ‘lum kush të rrojë… Pas kësaj’

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Duket se për maxhorancën është thjesht çështje kohe shkarkimi i Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër Kryeministri Rama ka ftuar PD të ulen në bisedime mbi dakordësinë për emrin e një Presidenti të ri. Është ky hap i parë i “bashkëqeverisjes” apo Rama po ofron karrigen e një institucioni, i cili në sistemin aktual nuk ka kompetencë dhe vlerë vendimmarrëse?

Shkarkimi i presidentit të Republikës është akt i kryer, aq i kryer sa që na duket sikur flasim për një gjë që tashmë ka ndodhur e nuk na ngjall më asnjë nerv. Ka ndodhur si me kalin e harbuar që sapo hyri në derën e kopshtit, i zoti desh ta mbante; mirëpo ai harboi e mori mbarë të mbjellat. Tani presidenti është kapur në disa akte kundër ligjit dhe Republikës, saqë nuk ka askush mundësinë ta mbajë ‘pa hyrë në kopsht’ dhe pa u dënuar sipas ligjit që ka shkelur. Por bashkëpunimi që kërkon Rama me Partinë Demokratike nuk ka vetëm synimin që të zgjidhet një president tjetër duke pasur konsensusin e të dy palëve. Ideja e bashkëpunimit shkon larg. Kryetari i maxhorancës i shtrin dorën opozitës që të bashkëpunojnë në të gjitha fushat ku kombit i bëhet mirë. Është një lloj amnistie e politikës 30 vjeçare: Politikë konfliktuale, absurde, inatçore, kriminale, e turpshme. Duhet të fillojë një epokë e re kur politika jonë të jetë si politika në botën e qytetëruar, që t’i shërbejë individit dhe kombit. Kjo është ideja, nuk është ideja fantazmë që thonë këta se ‘PD do të hyjë në qeveri me PS’

Opozita deri më tani, konkretisht PD nuk ka dal në mbrojtje të hapur të Metës, a është kjo një shenjë që Basha po shkëputet përfundimisht nga hija e rendë Berisha-Meta, apo nuk do të të përfshihet në çështjen “President i ardhshëm” për ta lënë mazhorancën si imazh që ka kapur gjithë institucionet?

PD nuk ka dalë në mbrojtje të hapët të Metës, thoni ju!? Mirë. Po e shikoni se në çfarë situate ndodhet sot opozita?! Ndodhet në minutën ‘Lum kush të rrojë, pas kësaj…’. Partia e Metës u shkri, kjo LSI. Partia e Lulit nuk është vetëm e Lulit, por në radhë të parë është aset i Berishës. Berisha po i drejtohet derës së Drejtësisë, siç po e shikoni. Ka njëmijë vepra kriminale; por merrni vetëm të fundit: Ka përdorur qeverinë për t’i hapur rrugën pasurimit kriminal të të bijve… Ka fituar para nga fondet publike dhe biznesmenë të lidhur me Serbinë, dhe këto i ka kaluar në duar të të bijve ‘për t’i pastruar’. E shikoni? E si mund të dalë ky nga kjo gropë? Berisha është krejt i lidhur me Metën, i cili ka dhjetëra vepra të tmerrshme penale në SPAK. Berisha do që ta vërë PD-në përsëri në shërbim të Metës, por a mundet ta bëjë këtë? Në këtë moment, jo Luli, por gjithë lulet e botës nuk guxojnë të freskojnë më Metën dhe Berishën që po shkojnë. Basha do që të shpëtojë veten, sado që Berishën e ka në shpirt. Por kaq! Nëse Luli bashkëpunon ‘për të mirën e kombit’ me qeverinë, e ka më të lehtë ta kapërcejë lumin ku mund të mbytet.

Lexo edhe :  Ishte nisur në udhëtim me të fejuarin, zhduket në mënyrë misterioze vlogerja 22-vjeçare

 

Basha ka nisur turin në Shqipëri me denoncime për parregullsi në procesin zgjedhor. A është kjo fushatë për zgjedhjet e ardhshme lokale apo vërtetë Basha mendon se do ketë një gjysmë fitore në tavolinë me shpresën se në disa qarqe mund të ketë përmbysje të zgjedhjeve dhe betejë individuale për të ruajtur postin e kryetarit të PD?

Basha po kalbet në zyrë, i strukur aty për të shpëtuar nga ‘rebelët’ e Partisë që i kërkojnë dorëheqjen. Tani boll, i duhet të dalë dhe të duket në publik. Po cili publik mund t’i rrijë pranë tani? Demokratët jo, por ka disa interesaxhinj që kanë përfituar dhe përfitojnë thërrimet e tij. Sidoqoftë, Basha po mundohet të mbajë ndezur dritën e zbehtë të kandilit të tij. I zbehtë e pa formë ka qenë ai edhe në ditët më të mira. Gjithnjë ka bërë vrap në vend. Tani thjesht thotë ‘Më mirë ec kot se rri kot’.

Si Rama dhe Basha po planifikojnë “beteja” brenda partive respektive ku mund të priten edhe spastrime, përse kjo nismë e tyre dhe nga kush rrezikohen dy liderët, njëri triumfues për tre herë radhazi, po tjetri humbës me rritje të ndjeshme në elektorat?

Kam përshtypjen se fjalën ‘betejë’ nuk kemi vend ku ta përdorim. E para, se në PD nuk ka ndonjë betejë. Luli kurrë nuk ka bërë as betejë, as garë, as zgjedhje. Është ngjitur aty me dorën e ‘sulltanit’. Nëse hierarku ka prapë nevojë për të, atëherë Luli e ka të garantuar postin e kryetarit pa asnjë betejë. Po hierarkut do t’i interesojë aq sa të jetë i pa thërritur në dyert e Drejtësisë së Re, pastaj pse t’i interesojë. Pas kësaj edhe Luli gjen një rrënjë tjetër ku të mbahet. Ndërsa në maxhorancë nuk ka betejë; nuk ka betejë pikërisht për hir të të qenit fitimtarë. Është tjetër gjë se kryetari i PS, Rama, është gjithnjë në kërkim për të bërë më të mirën, për të arritur më shumë, për të shikuar qartë më larg. Edi Rama është gjithnjë në betejë me veten dhe me vizionin e tij. Kjo është. Ai që iu përshtatet këtyre ritmeve, me siguri do të jetë aty afër. Ata që nuk ndjekin ritmet kanë vend ku ta bëjnë betejën e tyre, lirisht.


Të fundit

Situata në veri të Kosovës/ Borrell thirrje palëve: Të ulen menjëherë tensionet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka reaguar mbi situatën  e tensionuar në...

Gjermani/ Nuk ka rrogë gjatë karantinës për të pavaksinuarit

Nga 1 nëntori, në Gjermani do futet në fuqi masa e re që është marrë si një mënyrë për të ‘ndëshkuar’ qytetarët që nuk...

Atentati ndaj “krahut të djathë” të presidentit ukrainas, Zelensky zotohet të përgjigjet

Ndihmësi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka shpëtuar një atentati. Zelensky ka premtuar përgjigje të fortë pasi ndihmësit e tij i lartë i...

SHBA dhe Franca ulin tensionet, ja për çfarë ra dakord Macron pas telefonatës me Biden

Presidenti francez Emmanuel Macron do ta dërgojë sërish javën e ardhshme ambasadorin e këtij vendi në Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Joe Biden ra...

Juventus përmbys gjithçka dhe arrin fitoren e parë në kampionat, debuton Manaj me Spezian (Video)

Më në fund ka dritë në fund të tunelit për Juventusin. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-3 në transfertë Specian duke siguruar fitoren e parë në...

Lajme të tjera

Web TV