Rama poston videon nga vaksinimi i të moshuarve: Nuk do të ndalemi derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksinimi masiv vijon pa u ndalur dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku disa të moshuar që marrin dozën e dytë e vaksinës e falenderojmë për nisjen e këtij procesi.

“E bëmë skemi asnjë dhimbje”. “Organizmi i shkëlqyer. Unë jam e kënaqur”. “Tepër i kënaqur, shumë qetë, rregull”. “Erdha me kënaqësi për ta bërë”. “Shumë qetë, asnjë problem i ftoj të gjithë të bëjnë vaksinën”. “Kjo është një gjë që e lehtëson njeriun”. “Besoj se do jem mirë, edhe pranvera vera do të bëjnë të vetën, kështuqë do të jemi shëndosh”, thanë disa nga të moshuarit.

Rama shkruan se nderi është i tij ndërsa shton se nuk do të ndalen edhe pas 632 676 vaksinimeve të kryera në luftën kundër armikut të padukshëm.

“Nderi është i gjithi i yni. *Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 632,676 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm”, shkruan Rama.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime kundër COVID, ndërsa deri më tani 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat. Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor.

Të fundit

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Lajme të tjera

Web TV