Stina gri e politikës/ Fatet e pashkruara të Ramës, Bashës dhe Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të zgjedhjeve, situata politike mbetet ende e ndezur me Ramën që është më i qetë, por me barrën e rëndë të fituesit, ndërsa Basha vijon betejën për të siguruar vijimësinë në parti. Nga ana tjetër, kreu i shtetit Meta sheh përfundimin e kohës së tij. Mbi llogaritë politike që pritet të ndodhin në vijim, komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Frrok Çupi dhe Leonard Karaj.

 

Nga Fernada Cenko

 

Zgjedhjet mbaruan. Shpatat u ulën, por “vallja e shpatave” vijon ende, duke e rikthyer politikën në oazin e saj, prej të cilës me dëshirë nuk po del nga moçali ku i pëlqen të qëndrojë. Kryeministri Edi Rama nuk festoi gjatë dhe u fut drejt e në aksion, duke ndërmarrë nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, por njëkohësisht mbajtur në lojë PD-në, e cila ka në duar ftesën e kryeministrit për bashkëpunim. Si fitues, Ramës nuk i vjen aq keq për humbësin, por më shumë për veten, sepse do i duhet të heqë nga supi një “matelin” e të qeverisurit i vetëm, që e pëlqeu për katër vite, por tashmë i duhet ta fusë në “lavatriçen politike” për të dalë më e pastër. PD duket se është “ilaçi i vetëm” që edhe pse i shkartisur me “bimë popullore” mund të krijojë imazhin disi të rremë se është i duhuri për jetëgjatësi. Nëse Rama i ka të qarta udhët pa pengesa nga duhet të kalojë, PD nuk gjen as kohën të shërojë plagët. Një pjesë mburren se nuk fituan por u rritën, ndërsa të tjerë janë të prerë se pas disa dështimesh radhazi, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të mos futet në garë për tu rizgjedhur kryetar, në një histori që vijon dhe vijon, pa një fund. Vetë Basha ka dalë në elektorat, që më shumë se për të denocuar “zgjedhjet e tjetërsuara”, po synon të ruajë postin e kryetarit, për të pritur shtatorin dhe të futet në Parlament, në atë institucion që e braktisi dy vjet më parë, por që e kërkon tani, duke mbajtur mbi supe gabimin trashanik politik. Nga ana tjetër, për Ilir Metën koha po i skadon në krye të presidencës dhe kur të kthehet në partinë që themeloi vetë do të gjejë një subjekt të dërmuar që nuk mund të ngrihet aq shpejt, madje duke rrezikuar edhe një lloj shuarje. Vera gjithsesi do të jetë e nxehtë për politikën tonë, duke sjellë një lojë shahu të lodhshëm me personazhe që lëshojnë çdo “ushtar” në mbrojtje të “mbretit”.

Të fundit

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24...

Lazio merr fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe triumfon në transfertën e Genoas

Java e 30-të e Serisë A nisi me ndeshjen Genoa-Lazio, që përfundoi me suksesin e bardhekaltërve. Në “Luigi Ferraris” gjithçka u mbyll 0-1, me gol...

Lajme të tjera

Web TV