A e vranë shqiptarët nënën 20-vjeçare? Mediat britanike artikull plot urrejtje: Njihen për lidhjet me krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I veshur me një kostum të zi dhe me vajzën në krahë, 33-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i ka dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçares me origjinë britanike që u vra mizorisht në Greqi.

“Daily Mail” shkruan se Caroline Crouch u vra në një skenë tronditëse, pas një vjedhje në shtëpinë e saj në një zonë të pasur periferike të Athinës.

Mirëpo, ajo që vihet re në artikull është gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, të cilët thuhet se janë autorët e ngjarjes së rëndë.

“Autoritetet dyshojnë se shqiptarët ishin përgjegjës për ngjarjen, tha një burim policor për Mail. Në Greqi jetojnë mbi 1 milion shqiptarë dhe aktualisht ka më shumë se 200 urdhër-arreste të lëshuara për shqiptarët, të cilët dyshohet se kanë ikur përsëri në atdheun e tyre.

Shqiptarët pretendojnë se janë diskriminuar në të shkuarën në atë vend, gjë që ka çuar në protesta nga qeveria shqiptare, ku kërkohet mbrojtja e emigrantëve shqiptarë.

Sidoqoftë, lidhja midis shqiptarëve dhe krimit të organizuar, të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, zhvatja dhe grabitja në të gjithë Evropën, është e pamohueshme. Pra po, ka zemërim dhe hidhërim për vrasjen e pamëshirshme të Caroline”, shkruan Daily Mail.

Të fundit

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur....

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

Lajme të tjera

Web TV