Aleati i Bashës i zhgënjyer: Nuk po shohim asnjë provë të masakrës elektorale, pse s’na ke ftuar nesër në mbledhje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, pjesë e koalicionit të PD në zgjedhjet e 25 Prillit është shprehur mjaft i zhgënjyer nga kreu demokrat.

Ai thotë se deri tani nuk ka asnjë provë të masakrës elektorale për të cilën po trumbetohet kaq shumë, ndërkohë që të gjithë presin.

Mirëpo atij s’i del e keqja dhe tjetërkund, teksa kuptohet se është zhgënjyer edhe për faktin se Basha nuk ka thirrur asnjë aleat nesër në mbledhjen e orës 17:00 në selinë e PD.

Shënimi i plotë i Arian Starovës

Sot, klima politike duket teper e nxehte ne kampin e qendres se djathte dhe kjo eshte dicka krejtesisht e aresyeshme.

E djathta ka humbur per te disaten here.

E djathta ka ngritur akuzen per nje “masaker” mbi zgjedhjet e fundit.

Deri tani fatkeqesisht, nuk po shohim asnje prove te “masakres”, megjithese te gjithe mendojme se zgjedhjet jane vjedhur.

Neser, Keshilli Kombetar dhe Kryesia e PD-se mblidhen per te diskutuar mbi kete “masaker” dhe asnje nga aleatet nuk eshte thirrur te jete pjesmarres.

Eshte e qarte qe neser vetem do te thuhet se nuk i njohim zgjedhjet, por kjo do te jete nje deklarate e njeanshme dhe e pavertetuar. Logjikisht, mbetet te thuhet edhe se demokratet nuk do te marrin pjese ne legjislaturen e re.

Pyetja qe shtrohet eshte: Ku po shkon e djathta ? Per ku eshte duke i udhehequr mbeshtetesit e saj ? A eshte e sigurte se nuk po gabon ? A eshte e sigurte se do te kete perkrahjen e aleateve nderkombetare ?

Pervoja politike historike na meson se, sa here qe nje force politike e gjen vehten ne rrethana te tilla, ajo e vazhdon betejen politike duke filluar me ndryshimin e vetvehtes.

Të fundit

Çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime,...

Kryemadhi ‘thumbon’ Metën nga rrjetet sociale: E drejta për tu përmisuar është për këdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që...

4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura

Sipas “The Marriage Foundation”, martesat që bëhen për herë të parë kanë 45% shanse që të përfundojnë në divorc, ndërsa martesat e dyta vetëm...

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

Lajme të tjera

Web TV