E rëndë/ 17-vjeçarja vritet me thikë nga një 15-vjeçar, konflikti nisi në rrjetet sociale

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një vajzë 17-vjeçare humbi jetën, pasi u godit me thikë dje në Ivry-sur-Seine, një zonë në jug të Parisit. Raportohet se autor i dyshuar i ngjarjes është një 15-vjeçar.

Mediet e huaja shkruajnë se vrasja është pasojë e një konflikti që filloi në mediat sociale

Fenomeni i rivaliteteve midis grupeve të të rinjve, me përplasje të shpeshta, por rrallë vdekjeprurëse, është ringjallur në Francë, pas rrahjes së të riut Jourig në Paris në janar dhe pas vdekjes së dy adoleshentëve, në shkurt në Essonne, në periferi të jugut të Parisit.

Në fillim të marsit, dy grupe të rinjsh nga rrethinat e Sabine Sir Marne në rajonin e Parisit u konfliktuan në mes të rrugës me thika dhe grushta, duke plagosur rëndë dy persona.

Sipas Ministrisë së Brendshme, 357 përplasje grupesh u regjistruan në vitin 2020 krahasuar me 288 në 2019, një rritje prej gati 25% dhe tre njerëz u vranë, ndërsa 218 u plagosën në përleshjet e vitit të kaluar.


Të fundit

Tronditëse/ 61 vjeçari nga Gjirokastra ngacmon seksualisht tre vajza të moshës 7, 8 dhe 14 vjeçe

Një 61 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës...

Tortura e koincidencave

Frrok Çupi

Integrimi/ Shqipëria drejt hapjes së negociatave, bindet edhe Holanda

Më 22 qershor merret vendimi nga vendet anëtare të BE-së për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Holanda ka...

Gjesti i Cristiano Ronaldos i kushton Coca Colas katër miliardë dollarë, bien aksionet e kompanisë

Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të pazakontë, teksa është ulur përballë gazetarëve në një konferencë për shtyp. Kapiteni portugez pa dy shishe Coca-Cola...

Lajme të tjera

Web TV